ShBA Prishtina fton anëtarët e vet dhe gjithë të interesuarit tjerë për pjesëmarrje në aksionin e radhës për vizitë dhe eksplorim të Ujëvarave të Mirushës të Dielën, më 20 shtator 2015
Aksioni realizohet nga Klubi Alpin Dardania.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që përmes litarëve ndihmës të vendosur paraprakisht nga KAD të shkojnë deri tek Ujëvara VI e kanionit. Poashtu do të ofrohen ushtrime për lëshim me litar për fillestar dhe ata më të avansuar.
Klubi është i hapur për të gjithë, andaj të gjithë ju që keni interesim dhe guxim për këtë sport mund të na bashkangjiteni dhe të përjetoni adrenalinë, si dhe të vizitoni ujëvarat e bukura të Mirushës.
Detajet e organizimit:
Vendi i takimit: te rrethi me flamur (afër Hotel Baci) në orën 07:45 – ndërsa nisja bëhet fix në orën 08:00.
Të tjerët, nga qytetet tjera mund të na bashkangjiteni direkt në Mirushë në orën 09:00.
Transporti bëhet me vetura personale.
Participimi për pjesëmarrje në aktivitet: 4€ për anëtarët e Klubit ‘Dardania’, ndërsa 6€ për jo-anëtarët. (anëtarësia prej 10€ mund të paguhet edhe në ditën e aktivitetit)
Ushqimi dhe pija: Përgjegjësi individuale e secilit pjesëmarrës/e – duke pasur parasyshë që do të kalojmë gjithë ditën tek ujëvarat.
Paraqitja te Mentor Maloku në 044/153-093 deri të Shtunën në ora 12:00. Konfirmimi vetëm në facebook (going) nuk vlerësohet si konfirmim, andaj konfirmimi përmes telefonit është i nevojshëm.
Vërejtje: Numri është i kufizuar andaj bëni lajmërimin me kohë.
Shënim: Ndoshta mund të bëhet edhe not, andaj kujdesuni të i merrni rrobat e banjos me veti ju që doni të bëni edhe not.
Pamja nga aktivteti i meparshem:
Pamjet e Kanionit nga larte: