Të nderuar bjeshkatarë dhe adhurues të natyrës,
ShBA Prishtina ju fton në aktivitetin e radhës për pushtimin e Majes se Rosit që gjindet ne Bjeshket e Nemuna me lartësi mbidetare 2,524 metra. Ky është nje shteg tejet atraktiv I cili ofron pamje mahnitëse të bukurive natyrore përreth sidomos nga Maja e Rosit prej nga mund të vrojtohen Maja Jezera, Maja Kollata, Maja Karanfil, Maja Komovi, pastaj Lugina e Valbones, Vuthaj, etj.
Përshkrimi I shtegut
Sfidues prandaj është I përshtatshëm vetëm për personat me përgatitje adekuate fizike!
Lartësia maksimale: 2,524 m/lmd
Ngjitje: 1,610 m
Gjatësia vajtje/ardhje: 17 km
Kohëzgjatja e përafërt: 5.5 orë ngjitje; 3 orë zbritje
Organizimi:
Nisja: E Shtune 03 Tetor 2015; ora 14:30 nga parkingu pranë TV21
Transporti: Me vetura personale ose me mini-bus
Arritja ne Luginen e Valbones rreth ores 17:30 Vendosja ne bujtina apo tenda, sipas perzgjedhjes se pjesëmarrësve.
Participimi për udhëtim: 15 Euro
Pagesa per fjetje në bujtina eshte përgjegjësi individuale e poashtu edhe shpenzimet e ushqimit. Cmimi i fjetjes ne bujtina në Luginen e Valbones sillet rreth 10Euro / person .
E Diele 04 Tetor 2015
06:00 Zgjimi
06:30 Nisja e marshutës
12:00 Arritja në Majen e Rosit
13:00 Fillimi zbritjes
16:00 Arritja në Luginë dhe nisja për në Prishtinë
Si zakonisht janë të domosdoshme rekuzitat e zakonshme bjeshkatare: kepëcët malore, veshmbathje adekuate rezistente ndaj erës dhe shiut, shkopinj për ecje, syze diellie, kapela etj.
Poashtu duhet të merrni me vete ushqim të mjaftueshëm për një ditë në bjeshkë.
Paraqitja: përmes telefonit tek Gani Syla 044 168 370 deri të Premten në ora 12:00
Udhëheqës: Gani Syla
Ndihmës: Milaim Kelmendi
Përgjegjësia fizike dhe psiqike është individuale!
Harta dhe Shtegu