ShBA Prishtina ka pranuar ftesën nga AST Elbasani për pjesëmarrje në takimet e bjeshkatarëve në Elbasan me datat 12-13 Dhjetor 2015.
Ftojmë anëtarët tanë dhe gjithë të interesuarit tjerë për t’iu bashkangjitur këtij organizimi.
AGJENDA
Dita e 1-rë E Shtune 12 Dhjetor
10:00 Nisja nga Prishtina, nga parkingu pranë TV 21
Transporti: vetura personale
Participimi për transport: 15-20 Euro, varësisht nga nr i udhëtarëve në veturë
Participimi për akomodim, darkë dhe mengjes: 22 Euro (duhet të paguhet me 07 Dhjetor në zyren e ShBA Prishtina nga ora 20:00)
Gjatë rrugës për në Elbasan do të ketë një ndalesë në Luginën e Patokut për drekë.
Arritja në Elbasan: Afërisht në ora 17:00
Në ora 17:00 – 18:00 akomodimi në Hotele
Darka në ambjentet e Kompleksit ARTUR
19 : 00 Hapja
Fjala e rastit dhe darka ( darka + 2 pije për person) me tingujt e muzikës, këngë të kënduara nga këngëtarët anëtarë të AST dhe ritmit të vallëve.
23: 00 Mbyllja
Dita 2-të E Diele 13 Dhjetor
08:00 Nisja për në fshatin Gjinar me automjete
Largësia me automjete Elbasan – Gjinar 21 km (35 min). Pas mbërritjes në Gjinar përgatitja për Ecjen
09: 00 Nisja e ngjitjes për Bukanik
Gjithsejt për tu përshkruar 6 orë ecje; 900 m disnivel me gjatësi prej 13km vajtje-ardhje. Fshati Gjinar është në lartesinë 900m dhe Maja e Bukanikut është në Lartësi 1831m. Lloji i ecjes: pa vështirësi. Kërkohen pajisjet dhe veshmbathjet e zakonshme bjeshkatare te përshtatshme për ecje malore, rezistente ndaj erës dhe të ftohtit.
Shtegu i ecjes: https://shba-prishtina.com/?p=185
Në pushimin e parë në ambjentet e Komleksit BORA do të shërbehet çaji. Pushimi i dytë do të bëhet tek Sharrat ku dhe do të bëjme foton e perbashkët të gjithë pjesmarësve pasi lart në maje të Bukanikut vendi nuk na e mundeson berjen e fotos me të gjithë pjesmarësit!
Në majën e Bukanikut do të bëjmë përsëri nje pushim.
Në kthim në ambjentet e Kompleksit Bora do të shtrohet në natyre për të gjithë pjesmarrësit , një drekë e thjeshtë (Katering) me gatime vendore !
16 : 00 Kthimi nga fshati Gjinar dhe vazhdimi i rrugës për Prishtinë.
Pagesa per ata qe do te flene ne Hotel eshte 22 Euro/person ku perfshihet ( Fjetja ne Hotel + Darka + Mengjesi ) + Kateringu ne Mal.
Vendet në Mbrëmjën e dt 12 Dhjetor 2015 do te jenë të limituara për arsye të kapacitetit te Sallës.
Udhëheqës: Gani Syla
Ndihmës: Haki Bajrami
Paraqitja përmes telefonit: 044 168 370 deri me 04 Dhjetor 2015 ora 18:00
Foto albumi nga viti I kaluar: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.1574821582741532.1073741846.1474790906077934&type=1&l=f4c23cd67f