Të nderuar,
Vitin 2016 e fillojme me aksionin e ecjes në Komunen e Artanës. Kjo është një ecje e karakterit rekreativ e përshtatshme edhe për fillestarët, por eshtë edhe mjaftë atraktive sepse do të vizitojmë:
Sipas shtegut të paraqitur në foto, ecja fillon nga Pika 1, Flotacioni, dhe do të mbarojë tek Restaurant “Kulla” në Artanë për kafe ose drekë sipas dëshirës së pjesëmarrësve. Kthimi me autobus bëhet pra nga ky restaurant.
Gjatësia e shtegut është rreth 15km me lartësinë maksimale 1,260m tek Kodra e Madhe. Ecja parashihet të zgjasë 5-6 orë.
Organizimi:
Nisja: E Diele 17 Janar në ora 08:00 nga parkingu prane TV 21.
Transporti: Autobus
Participimi: 5 Euro
Udhëheqës: Murat Gërbeshi
Paraqitja: përmes telefonit: tek Ahmet Fejzullahu: 044 31 25 59 deri të Shtunen në ora 12:00
Janë të domosdoshme rekuizitat e zakonshme për bjeshkë e sidomos veshmbathje adekuate rezistente ndaj të reshurave dhe erës. Këpucët malore/dimërore janët të obligueshme!