26 Jan 2016

Shala e Bajgorës | 31 Janar 2016

Të nderuar,

Ju ftojmë në aksionin tonë të radhes me 31 Janar 2016 për ecje dimërore ne Shalë të Bajgorës, rajoni I Mitrovices. Shtegu do të jetë afërisht 15km me kohëzgjatje prej 5-6 orë. Ecja do të fiillojë në afërsi të Majes Picel me lmd 1,400m dhe do të kalojë disa pikave interesante si kroje dhe vendi ku është rrezuar një aeroplan pas luftës.

Shtegu është I lehtë dhe nuk paraqet ndonje vështirësi edhe për fillestarët porse duhet pasur pajisjet e zakonshme bjeshkatare dhe sidomos kepucet malore dhe veshmbathje rezistente ndaj eres dhe ujit.

Organizimi:
Nisja: 07:00 nga prakingu prane TV21
Transporti: Autobus
Particpimi: 5€ për anëtarët dhe 7€ për jo-anëtarët
Paraqitja: Përmes telefonit tek Murati: +377 44 234 925
Afati për paraqitje: E Shtune ora 12:00

Udhëheqës: Ahmet Rama dhe Remzi Gecaj

Ecja parashikohet të përfundojë rreth orës 15:30 kurse gjatë kthimit do të bëhet ndalesë në fshatin Koshtovë për kafe ose drekë sipas preferencave individuale.