23 Feb 2016

Maja e Bajrakut | 28 Shkurt 2016

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aksionin e radhës për ngjitje në Majen e Bajrakut 1,789 m/lmd në Kaçandoll, rajoni I Llapit të Dielen me 28 Shkurt 2016

Shtegu është rreth 17km I gjatë me ngjitje prej rreth 800 metrash. Kohëzgjatja e parashikuar rreth 6 orë në dy drejtimet.

Shtegu është mesatarisht I lehtë porse duhet pasur pajisjet e zakonshme bjeshkatare dhe sidomos kepucet malore dhe veshmbathje rezistente ndaj eres dhe ujit.  Duhet të keni poashtu me vete ushqim dhe pije për konsum ditor.

Udhëheqës Imer Jaha dhe Avdullah Softolli

Nisja: 07:00 nga parkingu pranë TV21

Transporti: Autobus

Participimi: 5€ për anëtarë dhe 7€ për jo-anëtarë

Paraqitja përmes sms/viber/tel  Petriti : 049 787 927 ose e-mail: info@shba-prishtina.com deri të Shtunën në ora 12:00

 

Gjatë kthimit do të bëhet nje ndalesë për kafe.

Maja e Bajrakut