19 Apr 2016

Maja e Shkelzenit – 24 Prill 2016 | Memorial për Ilmi Tahirin

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju njofton se do të organizohet ngjitja e Majes së Shkelzenit me 24 Prill 2016 kushtuar ish-anëtarit tonë Ilmi Tahiri.

Maja e Shkelzenit me lartësi prej 2,407 m/lmd është pjesë e Bjeshkëve te Nemura dhe gjindet në rrethin e Tropojes në Shqipërinë Veriore. Ngjitja e kësaj Maje është me vështirësi të konsiderueshme. Për këtë arsye grupi nuk do të jetë I madh dhe janë të ftuar vetëm ata me përgatitje të shkëlqyer fizike dhe pajisje adekuate bjeshkatare.

Duhet patur parasysh që në këtë bjeshkë nuk ka burime uji, duhet bartur me vete sasinë e mjaftueshme (se paku 2L), si dhe ushqimin për një ditë.

Shtegu është I gjatë rreth 20km ne dy drejtimet dhe afersisht 10 orë ecje.

 

Nisja: E Diele 24 Prill 2016 në ora 05:00 në parkingun pranë Sheshit21

Transporti: Xhipa dhe vetura private. Nje segment I rruges prej 3-4km eshte i pa-asfaltuar. Megjithese i kalueshem per vetura te vogla, preferohen xhipat, prandaj lusim ata qe posedojne te tille, ti perdorin me kete rast!

Participimi: 10€ / person

Udhëheqës: Vehbi Tahiri; Ndihmës: Petrit Ibrahimi

Paraqitja: përmes nr. 049 787 927 viber/sms/tel tek Petriti, ose permes e-mail: info@shba-prishtina.com. Afati: E Shtune në ora 12:00

Pika e takimit me shoqerite dhe grupet tjera bjeshkatare do te jetë fshati Kërnajë.

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.

Shkelzen

Maja_e_Shkelzenit.Tropoje