04 May 2016

Bjeshkët e Kelmendit | 14-15 Maj 2016

Të nderuar,

Me 14 dhe 15 Maj 2016 ShBA Prishtina organizon vizitë eksploruese në cepin më verior te Shqiperisë. Një pershkrim I mirë I viseve që do ti vizitojme dhe eksplorojmë mund te shiqohen ne dy videot e mëposhtme:

 

Shpenzimet:

Bujtina ne Lepushe: 25€/person qe perfshin edhe 3 vakte ushqim (darken për diten e parë dhe mengjesin/dreken për diten e dytë).

Udhetimi: 13 – 16 €/person qe perfshin udhetimin me autobus nga Prishtina deri ne Vermosh dhe me furgon ndermjet pikave qe do ti vizitojme pergjate rrugeve te pa-asfaltuara.

Paraqitja deri te Merkuren 11.05.2016 ne ora 12:00 permes e-mail: info@shba-prishtina.com apo sms/viber/tel: +386 49 787 927 tek Petriti. Pagesa ne avans prej 20 Euro deri te Enjten 12.05.2016 ne ora 12:00 permes xhirollogarise: 1700 2001 0012 0841 SHOQERIA BJESHKATARE ALPINISTE PRISHTINA NLB.

Perparesi do te kenë anëtaret e rregullt te ShBAP. Jo-anëtaret paguajnë 5 € shtesë, ose kanë mundesi të paguajnë anëtarësimin paraprakisht per vitin 2016.

 

ORARI

Dita I 14 Maj 2016 E Shtune

05:00 Nisja me autobus nga parkingu prane TV21

Itinerari: Prishtinë-Kulle-Plave/Gusi-Vermosh

Pasportat janë të nevojshme

11:00 Arritja në Vermosh

12:00 – 18:00 Ecje Vermosh – Maja e Gerbenit – Lepushe

Shtegu: T2/T3 16km 780m ngjitje, 450m zbritje, 6 ore; lartesia maksimale 1,839m/lmd

18:00+ Vendosja neper bujtina

Darka

 

 Dita II  15 Maj 2016 E Diele

06:00 Zgjimi dhe mengjesi

06:30 Ecje Lepushe-Berizhdol-Qafa e James – Nikç

Shtegu T2+ 10.8km gjithsejt, ngjitje 450m; zbritje 1,120m, 4.5 ore lartesia maksimale 1,976 m/lmd

11:00 Arritja ne fshatin Nikç,

11:30 Nisja me furgon nga Nikçi per ne Leqet e Hotit me ç’rast do te shofim         fshatrat si Vukel, Tamarë

14:00 Arritja te Leqet e Hotit, pushim

14:30 Nisja per ne Vermosh, me furgon

17:30 Arritja ne Vermosh, vazhdim me autobus per ne Prishtine

22:00 Kthim ne Prishtine

 

 

Të domosdoshme:

– Kepucë malore
– Shkopinj për ecje
– Syze, kapelë, krem për mbrojtje nga dielli
– Veshmbathje rezistente ndaj shiut dhe eres
– Ushqim për diten e pare (nuk do te kete ndalesa per furnizime gjate rruges)

– Pasaporta