Të nderuar,
ShBA Prishtina fton të interesuarit për pjesëmarrje në aksionin e radhës për pushtimin e Majës së Mariashit, 2,533m/lmd që gjindet në Bjeshkët e Nemuna.
Ecja është sfiduese dhe e përshtatshme për personat me përgatitje të mirë fizike. Ngjitje 1,233m disnivel me gjatësi prej 10km një drejtim dhe rreth 5.5 orë kohëzgjatje. Zbritje rreth 3 orë. Pra ne total rreth 20km ecje apo 8.5 ore.
Numri I pjesëmarrësve është I kufizuar dhe përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP.
Organizimi:
Nisja: ora 06:00 nga parking pranë TV21
Transporti: xhipa/vetura personale
Participimi: 10 Euro/person
Paraqitja: përmes sms/e-mail/viber tek Petriti 049 787 927 (09:00-19:00) ose info@shba-prishtina.com deri të Shtunen në ora 12:00
Kthimi I planifikuar në Prishtinë rreth orës 20:30
Nuk do te kete ndalesa gjatë rruges, prandaj ju lutemi beni furnizimet paraprakisht.
Udhëheqës: Gani Syla
Rekuizitat e nevojshme:
- Kepuce malore
- Veshmbathje rezistente ndaj eres dhe shiut
- Kapele, syze, krem dielli
- Shkopinje per ecje,
- Ushqim dhe uje
Parashikimi i motit: http://goo.gl/wDifKp
Përgjegësia për pergatitjen fizike dhe psiqike është individuale.