Te nderuar,
ShBA Prishtina ju fton per pjesemarrje ne aksionin e radhes per ecje ne Bjeshket e Nemuna. Shtegu fillon ne afersi te pikes kufitare Kullë dhe kalon nga qafa e Nishtedimit, neper rrafshnalten e Nishtedimit ne drejtim te majes Hasanit ,Lipes dhe zbritje ne Sige te Pejes.
E tere marshuta do te zgjase afersisht 6 – 7 ore ecje, eshte relativesht e lehte, me pamje magjepsese. Mos e humbisni kete rast!
Organizimi:
E Diele, 07/08/2016
Nisja: ora 06:00 nga parkingu pranë TV21
Transporti: Autobus
Participimi: 7 Euro për anëtarët, 10 Euro për jo anëtarët
Paraqitja: përmes sms/e-mail/viber tek Pranvera,044/155 085 (09:00-19:00) ose info@shba-prishtina.com deri të Shtunen në ora 12:00
Kthimi I planifikuar në Prishtinë rreth orës 20:00.
Nuk do te kete ndalesa gjatë rruges, prandaj ju lutemi beni furnizimet paraprakisht.
Udhëheqës në shteg: Shkelzen Gusinja, Pejë
Rekuizitat e nevojshme:
· Kepuce malore
· Veshmbathje rezistente ndaj eres dhe shiut
· Kapele, syze, krem dielli
· Shkopinje per ecje,
· Ushqim dhe uje
Poashtu, ju lutemi merrni me vete edhe leternjoftimet, sepse do te kalohet kufiri i RKS mirepo nuk do te hyhet ne MNE.