23 Aug 2016

Germia 2016 | 03 – 04 Shtator 2016

 

FTESË

  

PËR PJESËMARRJE NË TAKIMET E DHJETA NDËRKOMBËTARE TË

BJESHKATARËVE

 

‘’GËRMIA 2016’’

(03.09.2016 – 04.09.2016)

 

Të nderuar bjeshkatarë,

 

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, ju fton të merrni pjesë në Takimet e dhjeta ndërkombëtare të bjeshkatarëve – “Gërmia 2016” në Prishtinë, takime këto që mbahen çdo vit.

Kryesia e SHBA “Prishtina”, me qëllim të njohjes së pjesmarrësve edhe me vendet tjera të Kosovës, ka vendosur që këtë vit Takimi i bjeshkatarëve, i karakterit ndërkombëtar, që organizohet nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, nën patronatin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës si dhe me përkrahjen e institucioneve relevante të Kosovës, të mbahet në Gërmi, Prishtinë.

 

Qëllimi i aktiviteteve:

 

– Afirmimi, masovizimi dhe vendosja e raporteve të reja ndërmjet Shoqërive Bjeshkatare dhe Federatave të rajonit dhe më gjerë.

– Njohja e pjesëmarrësve me bukuritë natyrore të Parkut të Gërmisë.

– Njohja reciproke e pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i përvojave.

– Edukimi i të rinjve për mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit.

– Zhvillimi i marshutave të ecjes.

 

Aktivitetet bjeshkatare:

 

Ecje nga “Qendra rekreative” deri tek LIQENI I BADOVCIT  përgjatë “SHTEGUT TË MURRIZAVE” (vizitë “Pyllit të Arinjve”), kurse kthimi përgjatë “SHTEGUT TE THANAVE”, kah “ANTENAT” deri te “QENDRA REKREATIVE”

Gjatësia e shtegut rreth 20km.

Ecje mesatarisht e lehtë

 

Tubimi, akomodimi dhe aktivitetet argëtuese do të mbahen në Gërmi, në ”Qendrën rekreative” (te koshat) në Gërmi, rreth 5 km larg nga qendra e Prishtinës.

 

 

Participimi :

 

10.00 € për person, për ata që shfrytëzojnë për fjetje kasollet e drurit, të cilat gjenden në kuadër të ”Qendrës rekreative”.

 

5.00 € për person, për ata të cilët do të flenë në tenda personale, si dhe  për pjesmarrësit nga Prishtina.

 

Në çmim janë të përfshira edhe:

 

  • Kokteji gjate hapjes solemne
  • Darka ( e shtunë)
  • Mengjesi ( e dielë)
  • Një shujtë (para nisjes per ecje)
  • Dreka (pas kthimit nga ecja)

 

Pjesëmarrja juaj do ta pasurojë këtë takim dhe do të hapë mundësi që ta zgjeroni rrjetin tuaj të komunitetit bjeshkatar dhe alpin, si brenda Kosovës ashtu edhe në rajon dhe më gjerë.

Është e domosdoshme të bëni lajmërimin e pjesëmarrjes së Shoqërisë tuaj, me numrin e saktë të anëtarëve dhe me listën e emrave të anëtarëve që do të marrin pjesë (e preferuar deri me datën 28/08/2016) e  më së largu deri me datën 31/08/2016 ora 20:00,  në mënyrë që të bëhet sistemimi më korrekt nëpër dhoma.

 

Vendet për fjetje në kasolla (bungallova) janë të limituara.

Kasollat (bungallovat) janë të pajisura me nga 4 krevatë, banjo me dush, frigorifer,…

 

Për akomodim ështe edhe mundësia e vendosjes së tendave personale, në oborrin e “Qendres rekreative”.

 

Me rastin e paraqitjes, të precizohet:

  • fjetja në tendë personale
  • fjetja në kasollë (bungallov)
  • pa fjetje

 

Për të gjithë të interesuarit, data e fundit e paraqitjes është 31 Gusht 2016, ora 20:00h.

 

 

 

Personat kontaktues:

 

Për shoqëritë brenda Kosovës;

Teuta Bicaj    044/049/257170,   E-mail: teutab68@yahoo.com

 

Për anëtarët e SHBA “Prishtina”:

Permes formularit: https://goo.gl/forms/0eIrCRNEmf4KbVhm1

Ose shkruani e-mail ne: info@shba-prishtina.com

Per detaje shtese, kontaktoni Petritin 049 787 927 ose Editen 044 897 979

 

Për shoqëritë jashtë Kosovës:

Gani Syla   +377 44 168370;  E-mail: ganni.syla@hotmail.com

 

 

 

Orari I aktiviteteve

 Dita 1, E ShtunË 03 Shtator 2016

10:00 – 12:00 Arritja e pjesëmarrësve

13:00 – 16:00 Ushtrime ne murin alpin  (KA “Dardania”- Prishtinë)

16:00 – 18:00 Ushtrime për orientim në natyrë (KO “Dardania”- Prishtinë)

18:00 –19:00  Basketboll

19:00 – Hapja solemne e takimit

19:30 – Darka

20:00 – Argëtim

 

Dita 2,  E DielË 04 Shtator 2016

07:00 – Zgjimi

07:30 – Mëngjesi

08:00 – Nisja e marshutës për tek Pylli i Arinjve

12:00 – Arritja tek Pylli i Arinjve

12:00 – 13:00 Pushim

13:00 – Kthimi për në Gërmi

16:00 – Dreka

18:00 – Shperndarja e pjesëmarrësve

 

 

 

 

 

Pjesëmarrësit  do të udhëhiqen nga anëtarët e SHBA Prishtina.

 

Bjeshkatarët duhet të kenë me vete gjithë pajisjet e nevojshme bjeshkatare!

 

Përgjegjësia për gjendjen fizike dhe psiqike është individuale!

 

Janë të njoftuara Mjetet e Informimit, Policia, Shërbimet Emergjente dhe Mjekësore.

 

Ju mirëpresim!

 

 

Prishtinë/Kosovë

17 Gusht 2016

 

Këshilli organizativ

Sh.B.A. “Prishtina” – Prishtinë