Të nderuar bjeshkatarë,
Sipas kalendarit të aktiviteteve, ShBA Prishtina organizon ecje për pushtimin e Majes së Korabit, 2,764m/lmd, më e larta në Shqipëri me 24-25 Shtator 2016
Pjesëmarrja në këtë aktivitet është e kufizuar për anëtarët e rregullt të ShBAP dhe poashtu pjesëmarrësit duhet pasur pergatitje të mirë fizike. Nisemi nga Prishtina të Shtunen ne drejtim te Kukësit dhe vazhdojmë deri në Radomirë ku kalojmë natën në bujtinë. Ecja bëhet te Dielen duke filluar nga ora 05:00 e mengjesit.
Shtegu është I gjatë rreth 17km me disnivel 1,520m dhe kohëzgjatje totale 11 orë.
Harta dhe shtegu ne GPS I regjistruar me heret nga AST Elbasani: Korabi
Eshtë planifikuar një numër i vogël pjesëmarrësish për arsye të vendeve të kufizuara për fjetje si dhe udhëtimi bëhet vetëm me xhipa.
ORGANIZIMI:
Nisja: E Shtune 24 Shtator 2016, ora 12:00 nga parking pranë TV21
Kthimi ne Prishtine: e Diele 25 Shtator 2016, rreth ores 20:30
Participimi për udhëtim: 12€
Akomodimi: 8€/person në bujtinë (pa ushqim)
Paraqitja: përmes telefonit tek Gani Syla 044 168 370 deri të Enjten në ora 20:00
Lusim poseduesit e xhipave ti përdorin me këtë rast!
Udhëheqës: Naser Korca dhe Nuhi Isufi
Pergjegesia per pergatitjen fizike dhe psiqike eshte individuale!