06 Dec 2016

Janjevë 11 Dhjetor 2016

Të nderuar,

 

ShbA Prishtina ju fton për aksionin e radhes, ecje e lehtë në malet e Janjevës. Nisja e grupit bëhet me autobus nga parkingu pranë TV 21 deri në Janjevë ku edhe fillon shtegu I ecjes. Nga Janjeva arrijmë në Peshter ku do të bëhet një pushim më I gjatë. Pastaj vazhdojme ecjen deri në Mramor ku do na presë autobusi për tu kthyer në Prishtinë. Distanca e përgjithshme e përafërt: 13km

 

ORGANIZIMI
Nisja: 07:30 11 Dhjetor  2016, nga parking prane TV 21

Transporti: Autobus
Participimi: 2€

Ecje relativisht e lehtë.

Udhëheqës në shteg: Murat Gerbeshi

Paraqitja përmes formularit: LINKU

Nëse keni vështirësi me plotesimin e formularit, kontaktoni Gezim Konjushen ne 044 110 989 ose 049 636 917 Poashtu mund te shkruani e-mail ne: info@shba-prishtina.com

Afati për paraqitje: E Shtune ora 12:00

Për ecje janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare: veshmbathje adekuate per kushte malore dimri, shkopinj, syze dielli etj.

SHENIM

Ky aksion do te jete edhe i karakterit humanitar ku do të fillojmë të mbledhim ndihma financiare apo materiale për familjet e varfëra

Rasti I parë për të kontribuar do të jetë aksioni për ecje në Janjevë me 11 Dhjetor 2016 me ç’rast do të keni mundësinë për të deponuar para në arkë apo duke sjellur veshmbathje të cilat nuk ju nevojiten. Luteni që nëse sjellni veshmbathje për dhurim, ato të jeni të pastruara paraprakisht.

Grupi i parë i ndihmave të mbledhura do t’ju dorëzohen familjeve në nevojë gjatë muajit Dhjetor në mënyrë transparente.

Aksione të tilla do të përsëriten periodikisht edhe në vitin 2017.

Mos hezitoni të kontaktoni ndonjërin nga anëtarët e Kryesisë për të asistuar apo sqaruar gjithcka në lidhje me ndihmat tuaja potenciale!

Janjevë