31 Jan 2017

Shala e Bajgorës | 05 Shkurt 2017

Të nderuar,

 

Ju ftojmë në aksionin tonë të radhes me 05 Shkurt 2017 për ecje dimërore ne Shalë të Bajgorës, rajoni I Mitrovices. Shtegu do të jetë afërisht 14km me kohëzgjatje prej 5 orësh. Shtegu i parapare është pasqyruar ne foton më poshtë.

Shtegu është I lehtë dhe nuk paraqet ndonje vështirësi edhe për fillestarët por duhet pasur patjeter kepucë te thella per arsye te borës, si dhe pajisjet e zakonshme bjeshkatare, veshmbathje adekuate etj.

Poashtu duhet të keni me vete ujë të pijshëm, kurse udhëheqësit do të perkujdesen për ofrimin e ushqimit tradicional gjatë pushimit.

Organizimi:
Nisja: 07:00 nga prakingu prane TV21
Transporti: Autobus
Particpimi: 5€ për anëtarët; 7€ për jo-anëtarët
Paraqitja: përmes formularit: https://goo.gl/forms/LCVjlefEdRc3nZoK2 ; E-mail: info@shba-prishtina.com ose telefonit tek Petriti: +386 49 787 927

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Afati për paraqitje: E Shtune ora 12:00

 

Udhëheqës: Ahmet Rama, Remzi Gecaj dhe Xhelal Abazi

Bajgore.