Të nderuar,
Për shkak të kushteve atmosferike dhe sasisë së borës në shtegun nga rruga e asfaltuar deri tek stanet, nuk do të realizohet aksioni për pushtimin e Lybetenit me 17 Shkurt 2017.
Do të organizohet aksion tjeter për pushtimine Majes së Piribegut në Brezovicë, pra me 17 Shkurt 2017 për të shënuar ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Do të shfrytëzohet teleferiku për një pjesë të konsiderueshme të shtegut.
Organizimi:
Nisja: 17 Shkurt 2017 (E Premte) ora 06:00
Transporti: 5 Euro
Shpenzime tjera: Teleferiku 3 Euro
Udhëheqës në shteg: Gani Syla dhe Fuat Turjaka
Paraqitja përmes formularit të dhënë më poshtë. Për informata shtesë kontaktoni Petritin: 049 787 927
Vendet janë të kufizuara mvarësisht nga numri I veturave në dispozicion.
Nevojitet pergatitje e mirë fizike dhe sidomos veshmbathje adekuate për ecje dimërore!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.
By Snownjeri – Own work, CC BY-SA 3.0, Link