14 Mar 2017

Ecja Pranverore – Syrinikë | 19 Mars 2017

Të nderuar,

“Ecja Pranverore” organizohet me rastin e fillimit të stinës së Pranverës dhe qëllimi i organizimit është promovimi i turizmit malor në Rajonin e Ferizajt, sezibilizimi i qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mosdëmtimi i pyjeve.

Ecja organizohet për herë të katërt me radhë që nga viti 2014 dhe është në bashkëpunim me ShBA Lybeteni nga Ferizaj.

Edhe këtë vit ecja realziohet në zonën malore të Syrinikës (Malet e Sharrit), konkretisht në Bjeshkët e Burrnikut.

Përshkrimi i shtegut: Malor, me vështirësi të lehtë, i përshtatshëm edhe për fillestar.

Gjatësia e shtegut është përafërsishtë 17km, ndërsa koha e parashikuar rreth 8 orë duke përfshirë edhe pushimet.

Pikat kryesore të shtegut:
1. Fshati Gaçkë (fillimi i ecjes)
2. Ujëvara (2.6km ecje)
3. Livadhi i Hoxhë Burrnikut 851m lmd (pushimi i parë)
4. Burimi i ujit (4.8km ecje)
5. Livadhet para shpellës 1002m lmd (pauza e drekës)
6. Liqenezi, Shpella e Burrnikut (për ata të cilët kanë dëshirë)
7. “Kalaja e Burrnikut” (vend ku supozohet të ishte kalaja)
8. Uji i thartë
9. Fshati Gaçkë (përfundimi i ecjes)

Rregullat që duhet rrespektuar:
– Ardhja në kohën e sakt në vendin e caktuar.
– Rrespektimi dhe përcjellja e rregullave të caktuara nga udhëheqësi i marshutës.
– Ruajtja e natyrës duke mos hedhur mbeturinat gjatë marshutës dhe gjatë pauzave.
– Personat nën moshën 18 vjeqare duhet të jenë të shoqëruar nga ndonjë i afërm i tyre i rritur.

– Përgatitja fizike dhe psiqike është përgjegjësi individuale.

– Ka burime të ujit, por preferohet të merrni me vete së paku 1L ujë.

Organizimi 

Transportit: Autobus
Participimi: 5€ për anëtarët / 7€ për jo-anëtarët
Koha e nisjes: 07:00 – 19.03.2017
Vendi i tubimit: Parkingu tekt TV21

– Rezervimi i vendit në autobus bëhet deri të shtunën ora 12:00 permes formularit më posht apo me sms/viber tek Teuta +377 44 25 71 70

Vërejtje:
Duke marrë parasysh reshjet e fundit të shiut, veshmbathjet adekuate janë të domosdoshme.

Udhëheqës i ecjes: Jeton Hoxha

 

 

Ecja Pranverore
(c) Jeton Hoxha