Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës: “Rrugës së të mbijetuarve të Masakres së Tivarit” që organizohet nga Shoqeria Bjeshkatare Rumia nga Ulqini me daten 02 Prill 2017
Organizimi për udhëtim nga Prishtina
Nisja: E Shtune 01 Prill 2017 në ora 10:00 nga parkingu pranë TV21
Transporti: Autobus
Participimi për udhëtim: 25EUR për anëtarët; 28EUR për jo-anëtarët
Akomodimi; 8 – 10 Euro / person
Paraqitja: përmes sms/viber/tel tek Kadri Podvorica: +377 44 122 191
Afati për paraqitje: E Premte ora 12:00
Detajet e aktivitetit me 02 Prill 2017, e Diele
07:00 Nisja nga Komuna e Ulqinit
08:00 Vizitë ish ndërtesës së Monopolit të Duhanit në Tivar
09:00 Nisja nga Tivari i vjetër (Kalaja) për në Brisk të Krajës
Orët e pasdrekës, mbërritja në Brisk dhe shpërndarja e bjeshkatarëve
Gjatësia e këtij shtegu është 12km dhe i takon shkallës së vështirësisë së mesme. Është rast i bukur që të kalohet edhe nëpër vendet si Shpella e Kuqe, Baltna, Kroni i Shkallës etj që janë përgjatë këtij shtegu.