Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ngjitje në Malin e Krujës, Shqipëri me datat 15 – 16 Prill 2017.
Dita 1 – E Shtune
Nisja nga Prishtina
15 Prill 2017 | 15:00 nga parkingu prane TV 21
Transporti: Vetura private
Participimi: 15€/person
Opcionale është edhe pjesëmarrja në mbrëmjen argëtuese në Resortin Te Stela të Shtunën nga ora 21:00. Të interesuarit për këtë opsion duhet të lajmrohen deri të Enjten në mesditë sepse numri I vendeve është I kufizuar. Bileta për mbrëmje kushton rreth 15€.
Akomodimi
Aranzhimet per akomodim jane përgjegjësi individuale e secilit pjesëmarrës. Ka opcione te shumta për fjetje ne Kruje, Durrës e gjetiu ku çmimet sillen prej 10 – 15 €/person.
Dita 2 – E Diele
09:30 Takimi i pjesëmarrësve në parkingun e Kështjellës, në Kruje me kordinatat (kliko): Parkingu ne hartë
Nga pikëtakimi fillon shtegu I ecjes që zgjatë rreth tri orë për ngjitje me disnivel prej rreth 650 metrash. Shtegu është I lehtë dhe i përshtatshëm edhe për fillestarë. Zbritja zgjatë rreth një orë e gjysme, qe dmth se ne Krujë jemi rreth orës 16:30 prej ku bëhet shpërndarja e pjesëmarrësve.
Për ecje janë të nevjoshme rekuzitat e zakonshme bjeshkatare si dhe syze dielli, krem, kapele etj.
Paraqitja përmes formularit të dhënë më poshtë deri Premten në mesditë. Per detaje shtese, kontaktoni udhëheqësin e aksionit Gani Syla përmes viber/sms/tel: 044 168 370