Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ecje në Bjeshkët e Llapit, konkretisht për të pushtuar Majen Musinca me lartësi mbidetare 1,750m.
Aksioni realizohet me mbështetje nga Shoqeria Bjeshkatare Alpiniste LLAPI nga Podujeva, shoqëri kjo e sapothemeluar. Udhëheqës të shtegut janë Avdullah Softolli dhe Sami Sejdiu.
Shtegu fillon nga fshati Murgull dhe është i gjatë rreth 20km. Kthimi do të bëhet nje rruge tjeter, duke kaluar afer Vrellës së Vulakëve. Shtegu është mesatarishti lehtë, i përshtatshëm edhe për fillestar.
Në kthim organizatorët do të ofrojnë një drekë me ushqime tradicionale.
Organizimi
Nisja nga Prishtina: e Diele, ora 07:00, parkingu pranë TV21
Transporti: Autobus
Participimi: 5€ për anëtarët / 7€ për jo-anëtarët
Janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare. Përgjegjësia fizike dhe psiqike është individuale.
Paraqitja përmes formularit më poshtë, deri të Shtunen në ora 12:00. Për detaje shtesë, kontaktoni Petritin përmes viber/sms/tel: 049 787 927