25 Apr 2017

Rafting & Ecje & ZipLine | 6-9 Maj 2017

Të nderuar,

Në përputhje me planin vjetor, ShBA Prishtina për vikendin e gjatë 6-9 Maj 2017 organizon një udhëtim 4-ditor në Malin e Zi ku përfshihen disa aktivitete bjeshkatare dhe rekreacionale:

  • Ecje në Parkun e Durmitorit
  • Rafting në lumin Tara
  • ZipLine
  • Vizitë Liqenit të Zi
  • Vizitë qyteteve bregdetare të Malit të Zi

Më poshtë janë të përshkruara detajet e këtij organizimi:

Dita 1

E Shtunë 06.05.2017 – nisja në orën 06:00 prej Selisë së ShBA Prishtina

Arritja në Gjurgjevicë rreth orës 13:00 , ku do të kemi mundësinë për me u lëshu me ZIPLINE dhe do ta kemi pushimin e drekës(dreka dhe Zipline nuk janë të llogaritura) . Në Gjurgjevicë jane dy ZipLina. Njëri ZIPLine thuhet që është më I gjati në Europë normal është 20 EURO për një lëshuarje. Eshtë edhe ZIPLine I dytë më I shkurtë po me shumë adrenaline, me çmim 10 Euro për person. Vitin e kaluar na e patën dhene çmimin prej 13 EURO për të madhin si grup.

Arritja në Zhabljak rreth orës 16:00 ku do të kemi një sheti rreth liqenit të ZI.

Fjetja ne Zhabljak kushton 15€ qe perfshin edhe mengjesin (darka nuk është e llogaritur).

Dita 2

E Diele: 07.05.2017 pas shujtës së mëngjesit fillojmë ngjitjen në malet e Durmitorit, Rreth orës 18:00 pasi të kthehemi nisemi për Scepan Polje. Rreth orës 21:00 do të mbërrijmë në Scepan Polje ku do ta kemi darken.

Dita 3

E Hënë: 08.05.2017 07:00-08-00 mëngjesi . Pas mëngjesit fillojmë përgaditjet për rafting. Pas marrjeve të instrukcioneve , me kombi bus do të shkohet rreth 16 km nga vendi prej ku do të fillohet lëshimi me barka për rafting.

Pas raftingut do të kthehemi në kamp ku do të hajmë drekë, dhe do të nisemi në një shetitje të shkurtër në malet përrreth Shqepan Poljes. Në mbrëmje do ta kemi darkën,dhe fjetjen në të njëjtin kamp.

Në kampin Modra Rijeka ku do të flejmë dy natë, dhomat janë 3 deri 6 krevatëshe, toaletet dhe banjot janë të përbashkëta.12 persona do të akomodohen në “shtëpiza” të vogla kampingu me nga 2 krevate.

Dita 4

E Martë: 09.05.2017, pas mëngjesit në Kamp,fillojmë kthimin prej Scepan Poljes duke I vizituar edhe  Kotorrin dhe Budvën dhe Shën Stefanin dhe kah ora 17:00 me u nisë për Kosovë,

Në Budvë planifikohet dreka e cila nuk është e llogaritur në çmimin e përgjithshëm .

Jemi duke shikuar që ti ulim edhe ma shumë çmimet. Nëse e arrijmë këtë gjë, juve do tju faturohen vetëm hargjimet reale të organizimit.

Eshtë e mundshme që duhet të paguhet  hyrja për në parkun nacional të Durmitorit, në shumë prej 3 €/person.

 

Shpenzimet
  • Zhabljak janë rreth 15€/person per fjetje dhe mengjesi
  • Modra Rijeka janë 60€/person- ku përfshihen , 2 darka, 1 dreke, 2 mëngjese, 2 natë fjetja, Raftingu me të gjitha paisjet, guide përgjatë lumit Pivka (pijet nuk janë të përfshira në këtë qmim).
  • Zipline – opcionale, 10-20€/person
  • Shpenzimet e udhetimit: 30€/person.

Duhet që sa më shpejtë ti rezervojme vendet për fjetje. Dita e fundit per paraqitje  dhe pagesen e paradhenies prej 30 eshte data 02.05.2017 ora 12:00

Paradhënia mund të paguhet në xhirollogarinë e ShBAP 1700 2001 0012 0841 NLB ose tek cilido anëtar i Kryesisë.

Vendet janë të limituara. Përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP!

Të interesuarit të kontaktojnë me udhëheqësin Gezim Konjushën

Mob/vala/viber: 044 110 989 Ipko: 049 636 917 | e-mail: info@shba-prishtina.com

Disa foto nga organizimi I vitit të kaluar:

6-9 Maj 2016