Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton për ecje rekreative në Bjeshkët e Mushtishtit që organizohet të Dielen me 04 Qershor 2017.
Shtegu i planifikuar për ecje
Në shkuarje: Mushtisht -> Kulla Guri i Hajdarit -> Lendina e Shenjtë ->Uji i Verdhë -> Qafa e Ostrovices
Në kthim: Qafa e Ostrovices -> Kryqi Gradanc(stanet) -> Lendina e Shenjtë -> Mushtisht
Lartësia maksimale mbidetare: 1,500m Gjatësia rreth 17km dhe rreth 5 orë ecje.
Shtegu pra është relativisht i lehtë dhe i përshtatshëm edhe për fillestar kurse motit pritet të jetë i favorshëm. Presim të jetë një ditë e shkëlqyer për ti shijuar bukuritë natyrore të kësaj ane.
Organizimi
Nisja: ora 07:00 nga parkingu pranë TV21
Transporti: Autobus
Participimi: 5€ për anëtarë dhe 7€ për jo anëtarë
Paraqitja: duke plotësuar formularin online: Formulari për prenotim ose duke kontaktuar udhëheqësin Muhamet Bajrami përmes viber/sms/tel: 049 219 682. Afati për paraqitje: e Shtune 03 Qershor ora 14:00.
Për ecje janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare (sidomos këpucët malore) si dhe ushqim dhe ujë për një ditë.