Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në kampin malor në Bjeshkët e Sharrit me datat 01-02 Korrik 2017 organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Sytë e Sharrit nga Tetova.
Udhëtimi nga Prishtina bëhet të Shtunen me 01 Korrik me automjete të ShBAP dhe automjete private. Nisja në ora 12:00 nga parkingu pranë TV21
Participimi për transport: 10 Euro
Paraqitja: Te Ganiu përmes telefonit 044 168 370
Ftesa e plotë nga organizatori është dhënë më poshtë.
FTESA
Më 1-2 korrik 2017 (e shtunë & e diel), Shoqata e malorëve “SYTË E SHARRIT” organizon kamping dhe marsh tradicional malor.
Kampingu dhe marshi organizohet me ndihmën e Komunës së Bogovinës dhe Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja e Sharrit”.
Kësaj here, pjesëmarrës në kamping dhe marsh do të jenë bjeshkatarë nga Republika e Kosovës dhe nga Republika e Maqedonisë.
Pjësamarrësit do të tubohen pasditen e 1 korrikut (nga ora 14:00 – 18:00) në vendin e quajtur “DUKAT” (bjeshka e Novosellës), ku do të vendosen tendat dhe ku mund të shkohet me xhip-a dhe në këmbë.
Ndërkaq, marshi në relacionin: Liqenii i Bogovinës – Liqeni i bardhë dhe Liqenin i zi, do të realizohet më 2 korrik (e diel).
Pjesëmarrësit obligohen të sigurojnë mjetet e udhëtimit gjer në vendin e kampimit dhe të kenë me vete tenda, thasë për fjetje dhe përgatitjet tjera të domosdoshme të bjeshkatarëve.
Aktivitetin do ta drejtojnë udhëheqësit e shoqatës “Sytë e Sharrit”, kurse darkën dhe paketat me ushqime që do t’u ndahen bjeshkatarëve mëngjesin e 2 korrikut, do t’i sponzorizojë Komuna e Bogovinës, përkatësisht Shoqata e Gjuetarëve “Shqiponja e Sharrit”, të cilën e falënderojmë për ndihmën e pakursyer logjistike dhe financiare.
Shoqata e malorëve “SYTË E SHARRIT” nuk mban përgjegjësi për sjelljet e atyre që nuk do t’u përmbahen regullave të kampingut dhe marshit malor.

Liqe ne Bjeshket e Sharrit Tetove