11 Jul 2017

Lepushë- Theth | 21-23 Korrik 2017

Të nderuar anëtarë dhe bjeshkatarë,

Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në aksionin tonë të radhës për të vizituar dhe eksploruar disa prej viseve më të bukura të Shqipërise: Kelmend dhe Shkrel. Ky është një aksion tre ditor që fillon të Premten me 21 Korrik në ora 05:00 të mëngjesit dhe përfundon sipas planifikimit të me 23 Korrik të Dielen vonë.

Pikat kryesore të këtij aksioni janë:

 

  • Shijimi i pamjeve fantastike të kanionit të lumit Cem nga ballkoni i Leqeve të Hotit
  • Pushim gjatë rrugës për kafe dhe freskim në fshatin Tamarë
  • Eksplorim dhe fjetje në fshatin tanimë të njohur turistik Lepushë
  • Kalim përmes shtegut tejet të bukur por edhe sfidues nga Lepusha në Theth
  • Vizitë dhe eksplorim i fshatit Theth dhe atraksioneve që ofron: Ujëvara e Grunasit, Vaskat në Ndërlysë, Syri i kaltër…etj
Itinerari: Prishtinë-Shkodër-Lepushë-Theth-Shkodër-Prishtinë
21.07.2017 E Premte

Ne ora 5:00 behet nisja nga Prishtina per ne Lepushe.

Arritja ne Lepushe rreth ores 11. Akomodimi ne Hotel Alpin , aty do ta kemi drekën,darken, fjetjen

Ne Lepushe pas akomodimit dhe drekes do te shetisim ne malet perrreth deri ne darke.

22.07.2017 E Shtune

Zgjimi ne ora 5:00. Shujten e  mengjesit do ta perfundojme deri ne ora 5:45 min. Nisja prej Lepushe ne Theth eshte e parapare ne oren 6:00.

Ecja deri ne destinacionin tone ne Theth eshte ne gjatesi prej rreth 19 km. Ngjitje kemi rreth 750 metra, ndersa zbritje rreth 1400 metra krahasuar me lartesite mbidetare. Ecja nuk do te jete e lehte dhe kerkon pergaditje te mire fizike dhe psiqike. Kalimi Lepushe-Theth nuk eshte per bjeshkatare fillestarë.

Ushqimi ditor gjate ksaj ecjeje duhet te sigurohet nga vet pjesmarresit .

Eshte parapare qe te mberrijme kah ora 18:00 ne Theth.Ne do te akomodohemi te Bujtina e Pavlin Polies. Ku do ta kemi darken dhe fjetjen dhe mbremjen argetuese per ata qe nuk do te lodhen shume nga ecja.

23.07.2017 E Diel

Zgjimi ne ora 7:30. Deri ne ora  8:30 do ta hajme mengjesin, e ne ora 9:00 do te shetisim neper Theth. Do te kalojme kah kulla e ngujimit, pastaj te ujevara, pastaj te kanjoni e mandej do te vazhdojme te vaskat, e prej aty te Syri I Kaltert ku do ta hajme edhe dreken e paketuar qe do ta marrim prej bujtines se Pavlin Polies.

Prej Syrit te kaltert do te kthehemi te vaskat dhe rreth ores 17:00 do te hypim ne furgonat e kontraktuar qe do te na qojne deri ne Shkoder ku do te na pret Minibusi e rreth ores 20:30 do te nisemi per Prishtine.

Arritja ne Prishtine rreth ores 00:30.

Shpenzimet

Per transportin motorrik te pershkruar me larte do te duhet te paguhen prej 28 deri ne 32 EURO. Po hargjimet do te ndahen proporcionalisht me numrin e pjesmarresve.

Per akomodim te Hotel Alpini per sherbimet e pershkruara me larte do te duhet te paguhen 25 EURO per person.

Per guide prej Lepushe deri ne piken ku nuk ka nevoje ma per guide per te aarite deri ne Theth duhet te paguajme 40 EURO. Kjo shume ndahet proporcionalisht me numrin e pjesmarresve. Pritet te jete 2-2,5 EURO per person

Per akomodim te Bujtina e Pavlin Polies,dhe per sherbimet e pershkruara me larte duhet te paguajme 23 EURO per person.

Pra kostoja e gjithmbarshme do te jete  prej 78 deri ne 82.5 EURO per person.

Numri maksimal I udhetareve eshte 19 persona, ndersa nese numri I te lajmeruarve eshte me I vogel se 15 , ecja do te anulohet .

Pergjegjesia eshte individuale per secilen pjese te udhetimit.

Perparesi per pjesmarrje ne kete ecje kan anetaret e SHBA Prishtina. Per jo anetare, qmimi I gjithembarshem eshte 10 EURO me shtrenjte ose duhet te paguhet anetaresia, qe kushton 10 EURO.

Data e fundit e paraqitjes dhe pageses  se paradhenies ne Shumen prej 30 EURO eshte deri ne diten e Marte me 18.07.2017 Paradhënia mund të paguhet te secili anëtarë i Kryesisë së ShBAP apo në xhirollogarinë e ShBAP 1700 2001 0012 0841 ne NLB.

Te intersuarit duhet ta plotesojne formularin ose te paraqiten  te Ahmet Fejzullahu (044312559) apo Gezim Konjusha (vetem ne viber +37744110989)

 

Alpet Shqiptare, Theth

(c) Fation Plaku

Leqet e Hotit

Syri i kalter, Nderlysë – Theth