04 Aug 2017

Ftesë për vullnetarë – Gërmia 2017

Ftesë për vullnetarë

 

ShBA Prishtina fton të rejat dhe të rinjët për të ndihmuar vullnetarisht në përgatitjet e Takimet e Bjeshkatarëve “Gërmia 2017” që mbahen me datat 16 – 17 Shtator 2017. Këto takime mbahen për herë të XI-të dhe si zakonisht edhe këtë vit presim të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm bjeshkatarësh nga i gjithë rajoni dhe më gjerë. Takimet “Germia 2017” organizohen nga Kryesia e ShBA Prishtina, mirëpo me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë, kërkohet edhe ndihmë në baza vullnetare, sikurse nuk ka munguar edhe në të kaluarën.

 

Disa nga arsyet për tu bërë vullnetarë

  • Fitoni përvojë në organizim të evenimenteve
  • Njiheni me njerëz të rinj nga qytete te ndryshme të rajonit
  • Do të merrni një mirënjohje
  • Do të argëtoheni
  • Shujta falas

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Pjesëmarrja në takimet e Kryesisë për planifikim dhe koordinim
  • Pjesëmarrja në përgatitjen hapësirave ku mbahet pritja e pjesëmarrësësve, akomodimi etj.
  • Pritja e pjesëmarrësve, mbajtja e evidencës, shpërndarja e shenjave identifikuese
  • Orientimi dhe sistemi i pjesëmarrësve në kasolle, tenda apo bujtina/hotele
  • Asistim në udhëheqje të marshutës

Lusim të interesuarit të na shkruajnë në info@shba-prishtina.com deri me 07 Shtator 2017. Të gjithë janë të mirëpritur pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie tjetër.

Më shumë rreth GERMIA 2017

Disa nga aktivitetet e Takimeve:

  •  Takime informuese dhe shoqëruese të bjeshkatarëve nga Kosova, Shqiperia, Mali i Zi, Presheva,etj.
  •  Ecje bjeshkatare përmes Parkut të Gërmisë deri tek Pylli i Arinjëve
  •  Trajnime për kacavarjje në Murin Alpin
  •  Trajnime për orientim në natyrë

Qëllimi i Takimeve

  • Përforcimi i rrjetit dhe bashkëpunimit të bjeshkatarëve brenda dhe jashtë Kosovës
  • Shkëmbimi i përvojave dhe njohurive bjeshkatare
  • Nxitja e zhvillimi i bjeshkatarisë në Komunën e Prishtinës
  •  Njohja e qytetarëve me mundësitë që ofron Parku i Gërmisë për aktivitete rekreative, sportive etj
  •  Tërheqja e vizitorëve nga jashtë Prishtinës dhe Kosovës për të vizituar Prishtinën dhe konkretisht Parkun e Gërmisë
  •  Senzibilizimi I publikut për mbrojtjen dhe ruajtjen e Parkut.