Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ecje në Malin e Thatë. Aksioni realizohet me datat 14 – 15 Tetor 2017.
Mali i Thatë është një mal në juglindje të Shqipërisë dhe një pjesë e të qenit në jugperëndim të Maqedonisë (e njohur me emrin dhe Galicica shpallur Park Kombëtar) me lartësi më të lartë të 2287 metra. Ai kufizohet nga Liqeni i Prespës, Ohrit në lindje dhe mbikëqyr qytetin e Pogradecit në perëndim. [Marrë nga Wikipedia]
Detajet e Shtegut
- Lartesia Max: 2,287 m
- Fillimi i ngjitjes : 1,050 m
- Ngjitja : 1,240 m
- Distanca : 14 Km (vajtje-ardhje)
- Veshtiresia: Mesatarisht e lehtë
- Kohëzgjatja e ngjitjes : 4.5 orë; Zbritja: 3 orë
- Më poshtë gjeni hartografinë dhe shtegun për shkarkim në GPS
Organizimi
E Shtune 14 Tetor 2017
Transporti: Vetura personale dhe automjete të ShBAP
12:00 nisja nga PR nga parkingu pranë TV21
17:30 Arritja dhe vendosja në Hotel/Bujtinë në Pogradec
E Diele 15 Tetor 2017
06:00 Nisja nga Pogradeci për në fshatin Alarup
Pikëtakimi në Pogradec: Hotel Kalaja
06:30 Fillimi i ecjes
11:00 Arritja në Maje
17:00 Zbritja/Përfundimi i ecjes dhe vazhdimi për në Prishtinë
22:00 Kthimi në Prishtinë
Shpenzimet
Transporti: 18 Euro/person
Fjetja: 8 – 10 Euro/person në dhoma dyshe (pa mëngjes). Ky cmim nuk garantohet nëse tejkalohet numri i paraparë në hotelin e njejtë.
Pajisjet/Rekuizitat
- Këpucë malore
- Veshmbathje adekuate për mot me erëra dhe shi
- Kapelë/syze dielli etj.
- Ushqim/ujë për konsum gjatë/pas ecjes
Paraqitja
- Përmes linkut: Rezervim
- Viber/Sms/Tel: tek Petriti: 049 787 927
- Email: info@shba-prishtina.com
Afati për paraqitje: 13 Tetor ora 12:00. Përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.