25 Oct 2017

Elbasan – Takimi ndërkombëtar i turizmit malor dhe kulturor | 4-5 Nëntor

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në takimin ndërkombëtar të turizmit malor dhe kulturor që organizohet nga AST Elbasan me datat 4-5 Nëntor 2017.  Më poshtë është dhënë ftesa dhe agjenda e plotë nga organizatori

 

Organizimi nga Prishtina

Nisja: E Shtune ora 12:00 nga parkingu pranë TV21

Transporti:  Vetura private

Paraqitja :

  • Duke plotësuar Formularin , ose
  • tek Gëzim Konjusha viber/sms/tel: 044 110 989, ose
  • Shkruani E-mail: info@shba-prishtina.com

Me rastin e parqitjes luteni të precizoni nese udhëtoni me veturen tuaj dhe nëse keni udhëtarë tjerë.

Afati për paraqitje:  E Enjte 02 Nentor ora 20:00!

Shpenzimet

  • Transporti: 15Euro/person
  • Nikoqiri 25Euro/person dhe përfshin:
    • Fjetjen në hotel
    • Darkën të Shtunën
    • Mengjesin e paketuar
    • Katering në mal

 


Ftesa dhe Agjenda nga AST Elbasani

Marrin pjese shoqerite Alpinistike e Bjeshkatare nga gjithe Rajoni si dhe ekipet e shoqerite nga e gjithe R.Shqiperise
Perfaqesues nga Ministria e Turizmit , Pushtetit Vendor

Dt 04 Nentor E Shtune

Vendosja ne Hotele e miqve nga ora 14 :00 – 18 :00

Çelja e Mbremjes ora 19 : 30

Fjala e Rastit dhe Darka ( Darka + 2 Pije per person) me Tingujt e Muzikes , kenge te kenduara nga kengetaret anetare te AST dhe ritmit te valleve ne Ambjentet e Kompleksit ARTUR

Ora 23: 30 Mbyllja

Dt 5 Nentor E Diele

Nisja per ne Mirake me automjete ora 08 : 00
Largesia me automjete Elbasan – Mirake 17 km ( 20 min )
Pas mberritjes ne X
Mirake pergatitja per Ecjen
Ecja per Grupin e pergjithshem
Mirake – Ura e Kamares – Rruga Egnatia eshte ngjitje e lehte dhe mund te behet nga te gjitha moshat ( 1 ore e 30 minuta ngjitje)

Ura e Kamares eshte nje ure e rindertuar ne stilin Otoman 10 min larg Mirakes

Fragmente te rruges Egnatia ose sic njihej ndryshe dhe Kandavia ndodhet 1:30 ore larg nga Ura e Kamarres
Via Egnatia apo ndryshe Kandavia .
Via Egnatia ka dy variante shpjegimi etimologjik :
1. Emri i Konsullit romak Egnatus qe e rikostruktoji rrugen ( pasi ne te vertete ajo ekzistonte me pare )
2. E giate apo ndryshe e gjate ….
Kandavia quhej ndryshe kjo rruge sepse ajo zoterohej nga Fisi ILIR i Kandaveve .

Pas mberritjes tek rruga Egnatia , nje grup mund te pushoje ketu dhe te prese grupin tjeter qe ka deshire te vazhdoje Ecjen per ngjitjen e majes se Polisit (Maja prane rruges Egnatia) .( 2 ore ngjitje)

Lloji i ecjes pa Veshtiresi i pershtatshem per te gjitha moshat

Kthimi tek trakti rruges Egnatia ora 14 : 00

Muzike Vallle dhe katering nga ora 14:00 – 16:00
Kthimi