08 Nov 2017

Maja e Pashtrikut | 12 Nëntor 2017

Të nderuar,

 

Kryesia e ShBA Prishtina fton anëtarët e rregullt për pjesëmarrje në aksionin e radhës: Pushtimi i Majës Pashtrik me lartësi 1,986 m/lmd me datë 12 Nëntor 2017.

Shtegu është i kategorisë së vështirë dhe jo i përshtatshëm për fillestarë! Ngjitje rreth 5 orë me disnivel afërsisht 1,289 metra.

 

Organizimi

  • 06:00 Nisja nga parkingu pranë TV12
  • Transporti: vetura private/automjete 4×4 të ShBAP
  • Participimi për transport: 10 Euro/person

Vendet janë të kufizuara.

Paraqitja:

  • Duke plotësuar formularin; ose
  • Duke derguar E-mail: info@shba-prishtina.com; ose
  • sms/tel/viber tek Edita: 044 89 79 79

 

Janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare, ujë dhe ushqim për një ditë. Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.

By Snownjeri – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=24802559