05 Dec 2017

Sinidoll – Stallovë | 10 Dhjetor 2017

Të nderuar dashamirë të ecjeve në natyrë,

Të Dielën me datën 10 Dhjetor 2017, SHBA Prishtina organizon ecjen rekreative nga Sinidolli-Bërnica ,kah Suka e Radashevcit e deri në Stallovë-Koliq.

Shtegu I planifikuar fillon nga ETC në Vranjevc dhe është I gjatë rreth 10km. Shtegu është I përshtatshëm edhe për fillestarë.

Organizimi: Tubimi në ora 07:45 në parkingun e ETCse ne Vranjevc. Autobusi do të na pret në perfundim të ecjes , në Stallovë, e do të na kthej te parkingu I ETC-se në Vranjevc. SHBA Prishtina I mbulon shpenzimet e transportit, dmth vetem per kthim nga Stallova ne Vranjevc.

Të interesuarit ta mbushin formularin për pjesëmarrje.

Udheheqes: Gezim Konjusha