Të nderuar,
ShBA Prishtina do marrë pjesë në aksionin Marshimi për në Tarabosh qe organizohet nga Klubi Taraboshi Shkoder dhe ferma eco-sociale.
Udhëtimi bëhet me vetura personale. Pjesëmarrësit mund të udhëtojnë për në Shkodër të Shtunën me 27 Janar, apo të udhëtojnë të Dielën heret në mëngjes. Aranzhimet për fjetje duhet të bëhen individualisht.
Hosteli i rekomanduar nga nikoqiri: Mi Casa es Tu Casa cmimi 700Lek/person
Pika e takimit për anëtarët e ShBA Prishtina në Shkodër: të Dielen në ora 07:15 pasi të kalohet ura te udhëkryqi Moriqan/Shirokë Prej aty vazhdojmë për në fshatin Zogaj që është edhe fillimi shtegut të ecjes.
Participimi për pjesëmarrje te nikoqiri: 1.5 Euro
Paraqitja te Gani Syla 044 168 370
AGJENDA DHE PËRSHKRIMI NGA NIKOQIRI
Marshimi per ne Tarabosh, edicioni i 7-te eshte ecje ne malin e Taraboshit qe organizohet nga Klubi Taraboshi Shkoder dhe ferma eco-sociale.
Date 27 Janar 2018 akomodimi ne ferme falas i atyre qe deshirojne te kalojne naten ne cader apo ne dhomat e fermes.
Date 28 Janar 2018 ne ora 08.00 grumbullimi ne fshatin Zogaj, Bashkia Shkoder. 08.30 nisja per ngjitje dhe vazhdimi i ecjes ne kreshten e malit te Taraboshit. Destinacioni ne zbritje ne Fermen Ekosociale, Oblike.
Me ngjitje prane antenave ne Malin e Taraboshit do te organizohen i lojrave, lotari dhe ushqimi.
Pjesemarrja kerkon kontributin prej 200 Leke per person ose 1,5 Euro. Ne e duam natyren dhe Shkodren, qytetin tonë dhe ne duam t’ju tregojmë dhe ju bukuritë e saj të mrekullueshme pare nga lart, nga mali i Taraboshit, lumejt Buna, Kiri dhe Drini, bregdetin e Velipojes, liqenin e Shkodres, Majat e Maranaj dhe te Cukalit, Berdicen, Veleçikut, Malesine e Madhe, Gurin e zi, Malin e zi, Anen e Malit etj. Mos e humbisni kete rast unik per te shijuar bukurite natyrore nga mali i Taraboshi