06 Feb 2018

ANULUAR : Ujëvarat e Leshicës | 10-11 Shkurt 2018

* * * * Eshte ANULUAR ky aktivitet, shkaku i motit te lig * * * *

Të nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton për pjesëamarrje në aktivitetin e organizuar nga Alpin Gudie – Tetovë me daten 11 Shkurt 2018.

Udhëtimi nga Prishtina në Tetovë do të bëhet me vetura personale, nisja të Shtunën me 10 Shkurt në ora 16:00 nga parkingu pranë TV21.

Participimi për udhëtim 10 Euro / person.

Aranzhimet për fjetje në Tetovë duhet të bëhen individualisht!

 

Paraqitja:

  • Përmes formularit 
  • E-mail: info@shba-prishtina.com
  • Viber/Sms: Gani Syla 044 168 370

Afati: E Shtune ora 10:00

Pikëtakimi të Dielen në mëngjes në Tetovë

  • Ora 06:45
  • Teleferiku i Tetoves (Varrezat e Qytetit)

Nga ky piketakim vazhdon udhëtimi me vetura private deri në fshatin Bozovc, ku është fillimi i shtegut për ecje.

 

Detajet e aktivitetit nga ALPIN GUIDE, Tetovë

Takimet nderkombetare tradicionale te bjeshkaterve ne Malesin e Sharrit te Tetoves

Qe tre vite me rradhe e mbajm traditen dhe doket tona. Bashkohena te gjithe se bashku per nje qellim te vetem te vizitojm ujvarat magjepse me nje peisazh ne zemer te malit Sharr qe sejcili vizitues dashurohet ne ato bukuri te papara te mbuluara me bore pa marr parasysh sa here qe i viziton.

Edhe kete vite presim musafir nga te gjitha anet brenda e jasht Maqedonis.
Perher ka pat surpriza. Vitin e kaluar e beri Muhamet Alili (Kryetari i Klubit) djalin e vet ne prani te bjeshkatareve “synet“ me tradita te vjetra malsore e me tupan e melodi tradicionale.

Keto bukuri harrohen nrase ne nuk i vizitojm. Ne kete pjes te Sharrit gjenden edhe fshatrat rural si Veshalla e Bozofca. Fshatra keto me tradita te pastra shqiptare e infrastruktur te vjeter shume vjeçare.

Ne si Shoqat Bjeshkatare Ekologjike e beme qe ky ivent te jete edhe njekohesisht ecja jone e vetme tradicionale e Klubit.

Ne kete ivent do kete mengjes falas tradicional me ushqime malsore dhe Bio Produkte per te gjithe te pranishmit.

Kete vite per here te pare do te kena edhe Sponzorin me te madh dhe kryesor te bjeshkataris nga Industria E Mishit Ne Republiken e Maqedonis, Firmen “Uka Komerc“ nga Saraji i Shkupit. Sejcili nga ju do e kete rastin ne kthimin nga marshuta falas te kostoj produktet kualitative te “Uka Komercit“.

Info rreth Ecjes:
Pika e nisjes eshte fshati rural i Bozofces afer 1300mlmd rrugetimi i tere ka nje diznivel rreth 350m. Konsiderohet si marshute e leht por e gjat afer 10km nji drejtim deri tek Ujvarat e Leshnices. Rreziqe rruges nuk ka. Terenin e inspektojm ne para iventit edhe njeher dhe disa dite para ecjes i publikojm te gjitha infot dhe pershkruajm gjendjen momentale te motit e te rruges.

Çfar duhet te merni me vete?¿
-Veshje adekuate per kushte dimri.
-Shkopinj per hiking, rrogzina, syza diellit, çant te vogel etj.
-Diçka rezerv si psh. Maica, Çorap etj…

Ushqimi:
Mengjes edhe ushqim ne kthim do mundohena krejteve tua mundesojm nga ana jone dhe falas.
Ju kisha lute qe te merni snake (ushqime te vogla) me vete dhe ene uji. Uje ka mjaftueshem rruges. Ska nevoj te blehet!

Transporti:
I organizum nga Klubi

[ Shkuarje/Ardhje 300den (5euro)]
Paguan sejcili vete!

Shkaku i kufizuar i parkingeve ne f. Bozofc. (fshat Kodrinor dhe kushte dimri) nuk ka shume vend per Vetura private. Ne kete pike ju kisha lut qe te rrespektoni rregullen tone dhe te vini me kombit/transportet tona. Perndryshe do formojm nje kaos ne rruge dhe do zeme rrugen dhe zemrojm fshataret si vitin e kaluar. Kerkojm ne kete rrast mirekuptim.

Data dhe Vendtakimi:
-11. Shkurt 2018 dita e diell
-Teleferiku i Tetoves (Varrezat e Qytetit) prej ores 6.30-7.00

PS: Edhe kete vite do na ndjekin Mediat gjate tere marshutes. Veshuni bukur 😉

Per sigurine tone gjate gjithe kohes do e kena Kryqin e Kuq te Republikes se Maqedonis.

Per pjesmaresit jashte vendit do sigurojm Hotel qe kushton prej 10-15€ euro nata. (paguan sejcili vete)

Info shtes:
Muhamet Alili 0038971332286
Jasmin Dauti 071505708

Ju mirepresim me zemergjeresi…
Stafi i Alpine Guides-Tetove

 

Ujevarat e Leshices, Tetove.