27 Feb 2018

Bjeshket e Llapit | 04 Mars 2018

Të nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aksionin e radhës në “Bjeshkët e LLapit”, të Dielen me 04 Mars 2018.

Kohëzgjatja e parashikuar rreth 6-7 orë në dy drejtimet.

Shtegu është me vështirësi mesatare, porse duhet pasur pajisjet e zakonshme bjeshkatare dhe sidomos kepucet malore dhe veshmbathje rezistente ndaj eres dhe ujit. Duhet të keni poashtu me vete ushqim dhe pije për konsum ditor.

Udheheqes ne shteg: SHBA “LLAPI”

Nisja: 07:30 nga parkingu pranë TV21

Transporti: Autobus

Participimi: 5€ për anëtarë dhe 7€ për jo-anëtarë.

Sqarim: Anëtarë konsiderohen personat që kanë paguar anëtarësimin për vitin vijues, para ose gjatë aksionit.

 

Paraqitja

  • përmes formularit,
  • e-mail: info@shba-prishtina.com
  • Viber/Sms/Tel: 049 322 559 tek Ahmet F.

deri të Shtunën në ora 12:00

Gjatë kthimit do të bëhet nje ndalesë për kafe