Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ngjitje në Malin e Dajtit,Tiranë,
me datat 31/03 – 01/04/2018.
Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” shtrihet në vargjet malore të Skënderbeut, kryesisht në rrethin e Tiranës, duke prekur shumë pak rrethin e Krujës,në një terren tërësisht malor, duke nisur nga lartësia 300 metra dhe duke arritur majën më të lartë, majën e Mcekut të Shën Mërisë në një lartësi prej rreth 1827 metrash. Malet me kryesore që përfshihen në territorin e Parkut janë Mali i Bastarit 1740 metra, mali i Dajtit 1613 metra, mali i Tujanit 1513 metra, ai i Piskës së Madhe 1365 metra, mali me Gropa 1848 metra, mali i Brarit dhe i Piskës së Vogël 1212 metra etj
Dita 1 – E Shtune 31 Mars 2018.
Nisja nga Prishtina
31 Mars 2018 | 12:00h. nga parkingu prane TV 21
Transporti: Autobus/minibus ( po qëse nuk paraqiten min.18-20 vetë, për minibus,atëher udhëtimi do të bëhet me xhip të SHBAP dhe vetura).
Participimi: 15€/person,për transport
AKOMODIMI
Aranzhimet per akomodim do ti bëjmë gjatë javës, mvarsisht prej nr.të të paraqiturve. Ka opcione te ndryshme për fjetje, ne Durrës ose Tiranë , ku çmimet sillen prej 10 – 15 €/person.
Opcionale (sipas deshires), është edhe pjesëmarrja në mbrëmjen argëtuese në Resortin “Te Stela” të shtunën nga 21:00h. Të interesuarit për këtë opsion duhet të lajmrohen deri të Enjten 18:00h, sepse numri I vendeve është I kufizuar.
Akomodimi “Te stella” 45€,dhoma dyshe,me mëngjes.
Bileta për mbrëmje kushton rreth 15€.
Dita 2 – E Diele 01 Prill 2018.
Grupi I I-rë
08:00h Takimi i pjesëmarrësve në fshatin Linzë,prej ku fillon ecja për në Majën e Dajtit.
Kohëzgjatja e ecjes/ngjitje, rreth 3h 30min – 4h. Zbritja ,rreth një orë deri te teleferiku..Nga Fusha e Dajtit deri poshtë në pikënisje,zbritja me teleferik (cmimi,rreth, 4.00€).
Grupi I II-të
09:30h Takimi i pjesëmarrësve tek parking u teleferikut.
Ngjitja me teleferik deri tek Fusha e Dajtit,prej ku fillon ecja së bashku me grupin e I-rë.
Cmimi per teleferik,rreth 6-7€.në të dy drejtimet.
Ecje deri në Majën e Dajtit,rreth dy orë.
Kthimi deri tek teleferiku,rreth një orë.
Shtegu është I lehtë dhe i përshtatshëm edhe për fillestarë.
Për ecje janë të nevjoshme rekuzitat e zakonshme bjeshkatare për kushte dimri,meqenëse lartë ka borë, si dhe syze dielli, krem, kapele etj.
Paraqitja përmes formularit ose përmes viber/sms/: 044 897 979 te Edita, deri Premten në 18:00h.