10 Apr 2018

Maja e Veletinit |15 Prill 2018 

Të nderuar,

 

ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ngjitje në Malet e Janjevës në Majën e Veletinit që ndodhet rreth pesë kilometra në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometra në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc. Ecja fillon nga ky fshat drejt majës së Veletinit në pishat e Janjevës për në Shisharkë, Guri të zi,Brus/Kishën e Brusit, Honroc duke përfunduar në liqenin e Badovcit në Mramor.

Shtegu është i gjatë 17-18km dhe tereni është I lehtë dhe I përshtatshëm edhe për fillestarë.  

Nisja do të bëhet me autobus nga sheshi 21 në orën 7:30h. Pagesa për anëtarë 3 €, dhe për joanëtarë 5 €. Me këtë rast do të jetë edhe mundësia e anëtarësimit për vitin 2018.

Paraqitja mund të bëhet përmes formularit deri të Shtunën me 14 Prill në orën 12:00h. 

Udheheqes: Kosum Kosumi 044 494 946