Të nderuar,
ShBA Prishtina ju fton për vizitë eksploruese në Lumin e Shales. Udhetohet me vetura nga Prishtina deri ne Firze prej ku nisemi me varka të vogla nëpër liqenin e Komanit në drejtim të Lumit të Shalës. Lundrimi zgjatë 2.5 orë në një drejtim. Është ky një rast i mirë për ti shijuar bukuritë e rralla të kësaj zone.
ITINERARI
06:45 Nisja nga Prishtina ne drejtim te Firzes/Bajram Curr.
09:00 Lundrim me varka per tek Lumi I Shales
11:30 Arritja tek Lumi I Shales
Pushim, shetitje, eksplorim, larje/plazh ne lum
Konsumimi I drekes të cilën e keni sjellur me vete apo ne restoran atypari.
15:00 Nisja nga Lumi I Shales
15:30 Ndalesë për çlodhje dhe kafe në fshatin Berishë
20:00 Arritja ne Prishtine, e përafërt.
Duhet të keni me vete:
- Ushqim ditor
- Syze & krem për diell
- Rroba banjo
- Veshmbathje të lehta, rezistente ndaj eres dhe shiut.
Shpenzimet:
Për lundrim: 20 Euro
Për transport PR-Firzë-PR: 7 Euro
Vendet janë të limituara! Përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP.
Si të rezervoni:
- Plotësoni formularin
- Nëse ka vende të lira do të ju kërkohet të paguani paradhënien prej 10 Euro në xhirollogarinë e ShBAP
- Pasi të kemi pranuar konfirmim të pageses, rezervimi juaj është konfirmuar.
Afati për paraqitje: E Enjte ora 13:00
Per informata shtese, shkruani e-mail: info@shba-prishtina.com apo viber/sms +383 49 787 927
Vëmendje: Përgjegjësia për sigurinë gjatë lundrimit është individuale!
Udhëheqës: Petrit Ibrahimi̊