25 May 2018

Aksioni Thethi | 1 – 3 Qershor, 2018

 

Albania Thethi

Të nderuar,

ShBA Prishtina ju fton për vizitë eksploruese në Theth, vend me nje bukuri mahnitëse që gjendet ne mes të Alpeve në veriun e Shqipërisë.

Udhëtimi planifikohet me vetura nga Prishtina deri ne Valbonë (Fusha e Gjesë), prej ku do nisemi me furgona  deri në Rragam. Prej aty fillon ecja në drejtim të Burimit të Valbonës, mandej Qafës së Valbonës  prej nga zbresim në Theth.

Ecja zgjatë rreth 7 orë.

ITINERARI

E premte 01/06/2018

06:00h  Nisja nga Prishtina (parkingu tek sheshi 21) në drejtim te Valbonës

09:00h Mbërritja në Valbonë (Fusha e Gjësë),ku parkohen veturat,

09:30h Nisja me furgona drej Rragamit,

10:15h Nisja në këmbë për në Theth,

17:00-18:00h Mbërritja në Theth,

18:00-20:00h Akomodimi në bujtinën “POLIA” – Theth, Pushim,

20:00h Darka (ushqime tradicionale),shoqërim.

23:00 Fjetja

E shtunë, 02/06/2018

07:00-08:00h Mëngjesi (ushqime tradicionale), dreka merret me veti “piknik”, e servuar nga bujtina,

08:15h Nisja për eksplorim Thethit (Kulla e Ngujimit, Ujvara, Kanjoni, Vaskat, Syri i Kaltërt),

18:00h Kthimi në bujtinë,

18:00 – 20:00h Pushim,

20:00h Darka (ushqime tradicionale),shoqërim,

23:00h Fjetja

E diele, 03/06/2018,

07:00-08:00h Mëngjesi (ushqime tradicionale) ,dreka merret me veti “piknik”, e servuar nga bujtina,

08:00-08:30h Përgaditja për nisje

08:30h Nisja për Valbonë,

15:00-16:00h Mbërritja në Rragam,(ku na presin furgonat për drejtim tek veturat te Fusha e Gjesë),

16:30-18:00h Pushim,

18:00h Nisja për në Prishtinë,

21:00-22:00h Arritja në Prishtinë

 

Duhet të keni me vete:

  • Ushqim ditor
  • Syze dielli & krem për diell
  • Veshëmbathje rezistente ndaj erës dhe shiut.

 

Shpenzimet:

Paricipimi për transport: Prishtinë-Theth-Prishtinë                                      10.00euro

Paricipimi për transport; Fusha e Gjesë –Rragam-Fusha e Gjesë                  5.00euro. 

Participimi për bujtinë: 2 fjetje, 2 darka, 2 mëngjese, 2 dreka “piknik”,  45.00euro

                                                                                                                   ——————–

Pakoja komplet:                                                                                                       60.00euro

 

Në pako nuk janë të përfshira pijet.

Poashtu ekziston mundësia për bartje të çantave me kalë/mushka, por duhet rezervim paraprakisht. Çmimi 40.00euro,në një drejtim. Mund të barten rreth 7-8 çanta (70kg).

      

Përparësi kanë anëtarët e rregullt të ShBAP.

 

SI TË REZERVONI:

 

  • Plotësoni formularin
  • Paraqitja tek udhëheqësi z. Gani Syla +383 44 168370

Afati për paraqitje deri të mërkurën me 30/05/2018, në ora 20:00h

 

Për informata shtesë, shkruani e-mail: info@shba-prishtina.com apo viber/sms +383 44 168370

Vëmendje: Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!