******ESHTE MBYLLUR LISTA E REZERVIMEVE******
Të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin e radhes në majen e Korabit të planfikuar për të dielen me daten 22 Korrik, 2018.
Maja e Korabit ka lartesi prej 2764 m/lmd dhe është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë.
ITINERARI
05:00 Nisja nga Prishtina tek parkingu i sheshit 21,
08:00 Arritja në Radomirë
08:15 Nisja për në Majën e Korabit
12:15-13:00 Arritja në Majë
13:30 Kthimi
17:00-17:30 Arritja në Radomirë
18:00 Nisja për Prishtinë
21:00 Arritja në Prishtinë
Pjesëmarrja për pagesë në transport: 10.00 Euro Prishtinë-Kukës-Radomirë-Prishtinë
Transporti: Me vetura malore (2) te SHBAP dhe vetura personale
Paraqitja nëpermjet formularit ose tek z. Armend Gruda 044/433607
Afati i paraqitjes: deri me 20/07/2018, e premte ne oren 20:00h.
Duhet të keni me vete:
- Ushqim ditor
- Syze & krem për diell
- Veshmbathje të lehta, rezistente ndaj eres dhe shiut.
Per informata shtese, shkruani e-mail: info@shba-prishtina.com apo viber/sms +383 44433607
Vëmendje: Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike,është individuale!