Të nderuar bjeshkatarë,
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, ju fton të merrni pjesë në Takimet e Dymbëdhjeta Ndërkombëtare të Bjeshkatarëve – “Gërmia 2018” me 08-09 Shtator 2018, në Prishtinë, takime këto që mbahen çdo vit.
Njëherit:
SHBA “Prishtina” kremton edhe 70-vjetorin e formimit (1948-2018).
Kryesia e SHBA “Prishtina” ka vendosur që takimet e bjeshkatarëve, të karakterit ndërkombëtar, që organizohen nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, nën patronatin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës si dhe me përkrahjen e institucioneve relevante të Kosovës edhe këtë vit të mbahen në Gërmi, Prishtinë.
Qëllimi i aktiviteteve
- Kremtimi i 70-vjetorit të SHBA “Prishtina” (1948-2018)
- Afirmimi, masovizimi dhe vendosja e raporteve të reja ndërmjet Shoqërive Bjeshkatare dhe Federatave të rajonit dhe më gjerë.
- Njohja e pjesëmarrësve me bukuritë natyrore të Parkut të Gërmisë.
- Njohja reciproke e pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i përvojave.
- Edukimi i të rinjve për mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit.
- Zhvillimi marshutave të ecjes.
- Vizita e pjesmarrësve në monumentet kulturo-historike në Prishtinë dhe Artanë (Novobërdë)
Tubimi, akomodimi dhe aktivitetet argëtuese do të mbahen në Gërmi, në ”Qendrën rekreative” (te koshat) në Gërmi, rreth 5 km larg nga qendra e Prishtinës (harta).
Orari i aktiviteteve
Dita 1, e shtunë 08 shtator 2018
10:00 – 12:00 Arritja e pjesëmarrësve (harta)
13:00 – 16:00 Vizitë* e organizuar në qytetin antik Ilir “Ulpiana”
16:00 – 18:00 Ushtrime në murin alpin (KA “Dardania”- Prishtinë)
18:00 –19:00 Basketboll
19:00 – Hapja solemne e takimeve
19:30 – Darka
20:00 – Argëtim nën tinguj të muzikës – LIVE.
*Numri i pjesëmarrësve në këtë vizitë është i kufizuar. Përparësi kanë mysafirët nga jashtë Kosovës, pastaj ata nga jashtë Prishtinës.
Dita 2, e dielë 09 Shtator 2018
07:00 – Zgjimi
07:30 – Mëngjesi
08:00 – Nisja e pjesmarresve me autobusë, per te Kalaja e Artanës (Novobërda)
09:00 – Arritja te Kalaja e Artanës
09:30 – Fillimi i marshutës, ngjitja ne Majën e Madhe, 1260 m/lmd.
10:00 – 11:00 – Vizitë Kalasë së Artanës (Kalasë së Novobërdës e ndëruar në Shekullin XI-XII) Video
13:00 – Arritja në majë
13:00-13:30 – Pushim
13:30 – Fillon kthimi
15:30 –16:30 – Dreka ne Artanë (ushqime vendore)
16:30- Kthimi me autobusë deri ne Parkun e Gërmisë
17:30-Perfundimi i takimeve
Përshkrimi i marshutës
Nga “Qendra rekreative” deri në Artanë, udhëtim me autobusë.
Ecje, nga Artana, rreth 700 m/lmd deri ne Majën e Madhe 1260 m/lmd.
Gjatë kësaj ecje pjesëmarrësit do kenë rastin për të vizituar Kalanë e Artanës që paraqet një thesar të vërtetë të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike duke datuar që nga shekulli XV Më shumë rreth kësaj lexo këtu.
Gjatësia e shtegut reth 15km.
Ecje mesatarisht e lehtë.
PARTICIPIMI NË SHPENZIME
10.00 Euro për person, për ata që shfrytëzojnë për fjetje kasollat e drurit, të cilat gjenden në kuadër të ”Qendrës rekreative”.
5.00 Euro për person, për ata të cilët shfrytëzojnë tendat personale për fjetje, si dhe për pjesëmarrësit nga Prishtina.
Në çmim janë të përfshira:
- Kokteji gjatë hapjes solemne ( e shtune)
- Darka (e Shtunë)
- Mëngjesi ( e Dielë)
- Dreka, pas kthimit nga ecja, ushqime tradicionale në Artanë/Novobërdë. Shënim: nuk janë të përfshira pijet/lëngjet përveq ujit
Pjesëmarrja juaj do ta pasurojë këtë takim dhe do të hapë mundësi që ta zgjeroni rrjetin tuaj të komunitetit bjeshkatar dhe alpin, si brenda Kosovës ashtu edhe në rajon dhe më gjerë.
Është e domosdoshme të bëni lajmërimin e pjesëmarrjes së Shoqërisë tuaj, me numrin e saktë të anëtarëve dhe me listën e emrave të anëtarëve që do të marrin pjesë. më së largu deri me datën 5 shtator 2018 ora 20:00, në mënyrë që të bëhet sistemimi më korrekt nëpër dhoma.
Vendet për fjetje në kasolla (bungallova) janë të limituara.
Kasollet (bungallovat) janë të pajisura me nga 4 krevatë, banjo me dush, frigorifer,…
Për akomodim ështe edhe mundësia e vendosjes së tendave personale në oborrin e “Qendres rekreative”.
Me rastin e paraqitjes, të precizohet:
- fjetja në tendë personale
- fjetja në kasollë (bungallov)
- pa fjetje
- pjesëmarrja në viziten kulturore & historike
Për të gjithë të interesuarit, data e fundit e paraqitjes është, 05 shtator 2018, ora 20:00
Personat kontaktues:
Për shoqëritë brenda Kosovës:
Teuta Bicaj 044/049 257 170, E-mail: teutab68@yahoo.com
Për anëtarët e SHBA “Prishtina”:
Edita Kusari 044 897 979 ; E-mail: ekusari@yahoo.com
Për shoqëritë jashtë Kosovës:
Gani Syla +377 44 168 370; E-mail: ganni.syla@hotmail.com