Të nderuar,
Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin “MARSHI I NËNTORIT 2018”, që organizohet nga SHB “SYTË E SHARRIT”-Tetovë, me 24-25 Nëntor 2018.
Transporti: vetura personale
Nisja nga parkingu te Sheshi21,ne 16:00h
Participimi:
– Per transport: 10Euro/Person
- Te Nikoqiri: 20Euro/Person ,në cka perfshihen:
– fjetjen në hotel,
– mbrëmjen argëtuese me muzikë të gjallë në restoranin ARRA,
– kateringun e mëngjesit në Livadhin e Begjit dhe
– drekën me haje tradicionale shqiptare,
Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShBA Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 /168370
Afati për paraqitje: 20 Nëntor, 18:00h.
Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit,janë dhënë më poshtë:
Miq të dashur,
Shoqëria bjeshkatarë “SYTË E SHARRIT” nga Tetova ju fton të merrni pjesë në manifestimin tradicional ndërkombëtar MARSHI I NËNTORIT 2018.
- Këtë vit marshi do të realizohet më 25 Nëntor 2018 (e diel), në relacionin:
Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.
- Pjesëmarrësit që do të flejnë një natë në Tetovë (24 nëntor 2018, dita e shtunë) do të vendosen në objektet hotelerike të qytetit.
Për:
- fjetjen në hotel,
- mbrëmjen argëtuese me muzikë të gjallë në restoranin ARRA,
- kateringun e mëngjesit në Livadhin e Begjit dhe
- drekën me haje tradicionale shqiptare,
participimi është 20 EUR-o .
- Participimi do të bëhet nëpërmjet kryetarëve të shoqërive bjeshkatare, të cilët shumën e mbledhur prej anëtarëve të tyre do t’ia dorëzojnë kryetarit të SHB “SYTË E SHARRIT”, Prof. Miftar Memetit.
Ju do t’na ndihmoni shumë nëse na i dërgoni deri më 20 nëntor listat me emrat e bjeshkatarëve të shoqërive Tuaja, sepse nga kjo varet mbarëvajtja e organizimit të MARSHIT…
Faleminderit për mirëkuptimin!