Të nderuar bjeshkatarë,
Ju ftojmë për pjesëmarrjë në ecjen e radhes organizuar nga ShBA Llapi me 21 Prill 2019. Detajet e organizimit i gjeni më poshtë.
Organizimi
08:00 Nisja nga TV21
Transporti: automjete të ShBAP dhe vetura private
Participimi: 5€
Paraqitja: përmes formularit më poshtë ose tek Gani Syla, 044 168 370 sms/viber. Afati për paraqitje: e Shtune, ora 12:00
FTESA nga organizatori
Të nderuar bjeshkatarë,
“Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste LLapi” fton të gjithë adhuruesit e ecjes në natyrë në ecjen tradicionale “Shtegu Agim Kikaj” i cili do të mbahet me datë 21 prill 2019.
“Shtegu Agim Kikaj” është i gjatë rreth 16 km, fillon nga fshati Popovë duke vazhduar përgjatë fshatrave: Llapashticë e Epërme-Bradash dhe përfundon në fshatin Kaçanoll (te përmendorja e dëshmorëve).
Shtegu është shumë atraktiv, i përcjellur me bukuri të shumta natyrore dhe është relativisht i lehtë, nuk paraqet ndonjë vështirësi dhe i përshtatshëm edhe për fillestarë dhe mosha të reja.
Pjesëmarrësit e shtegut do të ketë ushqim tradicional dhe befasi tjera.
Takimi do të bëhet në ora 08:30 tek parkingu i pompës së derivateve “Humolli Petroll” në fshatin Lupç i Poshtëm (magjistralja Podujevë-Prishtinë).