ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët që të marrin pjesë në aksionin e radhës, MAJA E TURKUT (TITOS) 2748m | 27-28 prill 2019.
Ecja do të bëhet nga drejtimi i Kodrës së Diellit / Tetovë, Maqedoni e Veriut. Udhëheqës i shtegut do të jetë ShBE Shkupi.
Ngjitja fillon të dielën në 06:00. Parashihet gjithsejt 9 orë ecje (5 orë ngjitje dhe 4 orë zbritje).
Dita: 27 prill 2019.
Nisja nga TV21: 14:00.
Kthimi: 28 prill 2019.
Transporti: Me xhipa të ShBA Prishtinës dhe vetura personale.
Participimi per transport: 12 EUR.
Fjetja për një natë në Kodrën e Diellit: 10-15 EUR.
Paraqitja përmes formularit ose me viber: Gani Syla +383 44 168370.
Afati i paraqitjes: e premte, 26 prill 2019, 12:00.
Vendet janë te limituara!
Vërejtje: Ngjitja është mjaft sfiduese, prandaj të paraqiten për ecje vetëm ata të cilët janë të përgaditur mirë fizikisht!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate sepse në pjesën afër majes mund të ketë borë të thellë. Të gjithë pjesëmarrësit duhen të kenë kthetrat me veti.
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!