ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës në Bjeshkët e Durmitorit, Maja Bobotov Kuk (2523 m), Mal i Zi, më 08-09 qershor 2019.
Dita e shtunë, 08 qershor 2019
Nisja nga TV21: 06:00.
Transporti: Me xhip të ShBA Prishtinës (sipas nevojës) dhe me vetura personale.
Prishtinë – Pejë – Rozhajë – Zhabljak – Sedlo (rreth 300km).
Participimi për transport: 20 EUR/person.
Rrugës do të bëhet një pushim tek ura mbi kanjonin Tara, me ç’rast ata që dëshirojnë mund ta perdorin Zip Line mbi lumin Tara.
Fjetja në “Guesthouse Planinarski” – Zhabljak
Çmimi: 23.00 Euro/person (fjetja+darka+mengjesi) + taksa 0.80 Euro.
Dita e diel, 09 qershor 2019
05:15 Zgjimi
05:30 Mengjesi
06:00 Nisja për majën Bobotov Kuk (2523 m), Durmitor.
Rruga është e asfaltuar deri në pikënisje (Sedlo 1910 m)
Ecje: rreth 7 ore (vajtje – ardhje)
Pas kthimit nga maja Bobotov Kuk, nisja për Prishtinë.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168370
Afati i paraqitjes: e enjte, 06 qershor 2019, 18:00.
Vërejtje: Ngjitja është mjaft sfiduese, prandaj të paraqiten për ecje vetëm ata të cilët janë të përgaditur mirë fizikisht!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!