02 Jul 2019

Maja e Rosit (2522m) | 06 – 07 korrik 2019

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen e Majës së Rosit (2522m). Aksioni është dy-ditorë dhe ngjitja do të realizohet nga ana e Shqipërisë (lugina e Valbonës).

Nisja nga TV21: e shtunë, 06 korrik 2019, 12:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në Selimaj.

Participimi per transport: 10 EUR për anëtarë dhe 15 EUR për jo-anëtarë.

Fjetja mund të bëhet në bujtina (10-15 Euro për person) apo në tenda personale.

Ngjitja do të nis të dielën, 07 korrik 2019, 05:00, nga restorant Tradita, Selimaj dhe parashihet të zgjasë 9-10 orë. Nisja për Prishtinë pas kthimit në Selimaj.

Paraqitja përmes formularit ose me viber: Ahmet Fejzullahu +383 44 312 559.

Afati i paraqitjes: e premte, 05 korrik 2019, 12:00.

Vendet janë te limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!