ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës, ecje në relacionin Valbonë – Theth – Curraj i Epërm – Curraj i Poshtëm në datat 19 – 21 korrik 2019.
Organizimi:
Nisja: e premte, 19 korrik, ora 06:00, te parkingu prapa pallatit te rinisë (TV21).
Transporti: Xhipa dhe vetura personale deri në Gjakovë dhe mandej me minibus Gjakovë – Valbonë e pastaj me furgona lokalë Valbonë – Rrogam. Në kthim me minibus nga Curraj i Poshtëm deri te veturat e parkura në Gjakovë.
Shtegu i ecjes fillon nga fshati Rrogam i Valbonës, vazhdohet deri në Theth. Të nesërmën herët në mëngjes në ora 06:00 vazhdohet për Curraj të Epërm ku edhe kalohet nata. Të nesërmen pas vizitës së fshatit dhe rrethinës vazhdohet për Curraj të Poshtëm. Ecja e gjithëmbarshme pēr 3 ditë është me gjatësi rreth 40 km dhe disnivel të përgjithshëm rreth 2800-2900 metra që dmth. se shtegu është i vështirë dhe kërkon një gadishmëri shumë të mirë fizike dhe psiqike.
Shpenzimet:
25 Euro fjetja në Theth në bujtinë te Pavlin Polia ku përfshihen 2+1 racione (darka, mëngjesi dhe një racion me vete).
25 Euro fjetja në Curraj të Epërm ku përfshihen gjithashtu fjetja dhe 2+1 racione sikurse në Theth.
Prej 25 deri në 30 Euro është participimi për shpenzime të transportit dhe për pagesë të guidës (lartësia e participimit varet nga numri i pjesëmarrësve).
Paraqitja përmes formularit ose përmes viberit: Gëzim Konjusha 044 110 989.
Nëse dikush dëshiron që të shfrytëzojë veturën personale për vajtje-ardhje deri në Gjakovë atëherë i zbriten 5 Euro nga shuma e përgjithshme e participimit.
Afati për paraqitje: e mërkurë, 17 korrik, ora 20:00. Përparësi kanë anëtarët e ShBA Prishtina. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të transportit dhe poashtu për shkak të kapacitetit të vogël të bujtinave. Udhëheqës është Gëzim Konjusha dhe guidë është Nexhdet Morina.
Për ecje janë të nevojshme rekuizitat e zakonshme bjeshkatare.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psiqike është individuale.