ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Kobilicës (2528m/lmd), bjeshkët e Sharrit, kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Aksioni është një-ditorë dhe ngjitja do të realizohet nga ana e Kosovës (Lubinjë e Epërme/Prizren).
Nisja nga TV21: e diel, 04 gusht 2019, 06:00h.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në Lubinjë të Epërme/Prizren.
Participimi për transport: 6 EUR për anëtarë dhe 8 EUR për jo-anëtarë.
Ngjitja parashihet të zgjasë rreth 5 orë, ndërsa zbritja 3-4 orë.
Nga pikënisja (Lubinjë e Epërme), rreth 1050 m/lmd, deri në maje ka një disnivel prej rreth 1500 m/lmd, që dmth. që ngjitja nuk është e lehtë.
Nisja për Prishtinë pas kthimit në Lubinjë.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168370.
Udhëheqës në shteg: Naser Korça.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 03 gusht 2019, 12:00h.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!