26 Aug 2019

Mali i Tomorrit (2416m) | 31 gusht – 01 shtator 2019

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Malin e Tomorrit  (Çuka Partizane) 2416 m/lmd, Berat/Shqipëri.

Nisja nga TV21: e shtunë, 31 gusht 2019, 11:00h.

Transporti: Me vetura private apo minibus deri në Berat, varësisht nga numri i pjesëmarrësve.  Nga Berati në Dardhë (ku do te ngritet kampi me tenda) shkohet me fuoristrada të porositur enkas për grupin.

E diel, 01 shtator 2019, nisja nga kampi në orën 05:00h.

Parashihet që ngjitja dhe zbritja të zgjasin 9 – 10 orë (rreth 1460m ngjitje).

Participimi për transport: Prishtinë – Berat 25 EUR.

Berat – Dardhë (deri te kampi) 8 – 10 EUR (varësisht nga numri i pjesëmarrësve).

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168 370.

Afati i paraqitjes: e premte, 30 gusht 2019, 12:00h.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë tenda dhe ushqimin me vete për kushte kampi!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

Aksionit do t’i bashkangjitet dhe do ta udheheqë AST Elbasani!