ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Rudoka e Madhe.
Nisja nga TV21: e shtunë, 28 shtator 2019, 12:00h.
Transporti: Me xhip te ShBAP ose xhip privat deri te liqeni i Shutmanit.
Fjetja në tenda.
E diel, 29 shtator 2019, nisja në mëngjes nga kampi për në majë.
Participimi për transport: 10 EUR.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Ahmet Fejzullahu +383 44 312 559.
Afati i paraqitjes: e premte, 27 shtator 2019, 12:00h.
Vendet janë të limituara!
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën! Për shkak të stinës dhe lartësisë mbidetare, mbrëmja mund të jetë mjaft e ftohtë!
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë tenda dhe ushqimin me vete për kushte kampi!
Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!