06 Jan 2020

21 Vjetori i Masakrës së Reçakut

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në marshutën e organizuar nga ShBA Guri i Shtrenjtë me rastin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut. Me këtë rast të gjithë bjeshkatarët do të bejnë homazhe tek varrezat e deshmorëve në Greiqevc, në fshatin Rance si dhe në kompleksin përkujtimor në Reçak.

Nisja nga TV21: e diel, 12 janar 2020, 07:00h.

Transporti me xhipa të ShBAP dhe vetura private.

Participimi për transport: 5 EUR.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Armend Gruda +383 49 950 113.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 11 janar 2020, 12:00h.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!

Ftesa e ShBA Guri i Shtrenjtë:

Shba Guri i Shtrenjtë ju fton te merrni pjese ne marshuten e organizuar me rastin e 21 vjetorit te masakres se Reçakut. Me kete rast te gjithe bjeshkataret do te bejme homazhe tek varrezat e deshmoreve ne Greiqevc,ne fshatin Rance si dhe ne kompleksin perkujtimor ne Reçak. Tubimi do te behet ne fshatin Reçak ne ora 08:00 e diele 12 Janar 2020, kurse nisja e marshutes eshte ne gryken e Carraleves nga varrezat e deshmoreve Greiçevc. Transporti organizohet nga Shba Guri i Shtrenjtë. Ju ftojm te gjithe pjesemarrësit te sigurojne ushqimin me vete dhe te kene veshmbathje te pershtatshme dimërore.
Numrat kontaktues: 044-347196;044-209883;044-205977