26 Feb 2020

Guri i Zi (2536 m) | 01 mars 2020

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Guri i Zi (2536 m). Maja Guri i Zi ndodhet në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në afërsi të Brezovicës dhe majës Piribreg. Ngjitja fillimisht do të bëhet me teleferik dhe pastaj do të vazhdohet me ecje deri në majë.

Nisja nga TV21: e diel, 01 mars 2020, 06:00h.

Transporti: me mjete të ShBAP (xhipa dhe/ose minibus, varësisht nga numri i pjesëmarrësve).

Participimi për transport: 10 EUR për anëtarë dhe 12 EUR për jo-anëtarë. Në participim është e përfshirë taksa individuale dhe e veturës. Pjesëmarrësit do të paguajnë individualisht teleferikun.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Gani Syla +383 44 168 370.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 29 shkurt 2020, 12:00h.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!