11 Mar 2020

Ecja Pranverore 2020 | 15 mars 2020

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, Ecja Pranverore 2020, të dielën, më 15 mars 2020.

Ecja do të bëhet në rajonin e Ferizajit nën udhëheqjen e organizatorit nikoqir ShBA Lybeteni. Ftesën e plotë mund ta lexoni këtu

ShBA Prishtina do t’i bashkangjitet organizatorit në Ferizaj, prej ku do të bëhet nisja e përbashkët në 08:00.

Gjatësia e shtegut është rreth 14 km. Shtegu është i përshtatshëm edhe për fillestarë dhe mosha të reja (personat nën moshën 16 vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga ndonjë i afërm i tyre i rritur).

Nisja nga TV21: e diel, 15 mars 2020, 07:00h.

Transporti: me mjete të ShBAP (xhipa dhe/ose minibus, varësisht nga numri i pjesëmarrësve).

Participimi për transport: 5 EUR për anëtarë dhe 7 EUR për jo-anëtarë.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Teuta Bicaj +383 44 257 170.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 14 mars 2020, 12:00h.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!