15 Jun 2020

Maja Von Korff / Vërtop (2555 mld) | 21 qershor 2020

Pas një ndërprerje disa-mujore për shkak të pandemisë koronavirus, ShBA Prishtina rinis me aksionet e saj bjeshkatare dhe ju fton që të merrni pjesë në Takimet Tradicionale “SHARRI 2020” dhe në ngjitjen e majes Von Korff / Vërtop (2555 m), në malet e Sharrit, nën organizimin e nikoqirit ShB “Sharri”.  Ftesën e nikoqirit mund ta lexoni këtu.

Nisja: Nga TV21, e diel, 21 qershor 2020, 06:00. ShBA Prishtina do t’i bashkangjitet organizatorit në vendin prej ku do të bëhet nisja e përbashkët në 08:00.

Transporti: Me xhipa të ShBA Prishtinës dhe vetura private.

Participimi për transport: 10 EUR/person.

Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber: Ahmet Fejzullahu +383 44 312 559.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 20 qershor 2020, 12:00.

Vendet janë të limituara!

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgaditjen fizike dhe psiqike është individuale!